Eranda Libohova kujton vitet ’90 dhe ngacmimet në parqet e Tiranës

13/12/2020 15:20
Eranda Libohova

Në rubrikën “Fermë” në emisionin “E Diell” të ftuar ishin Erisa Xhixho, Cekja, Eranda Libohova dhe Eraldo Rexha.

Personazhet e famshëm u mblodhën së bashku në fshat për të pasur një eksperiencë ndryshe duke u marrë me pjesë të ndryshme të punëve të fshatit si psh. të kositësh barin, të mjelësh gomaricën dhe të presësh drunj në mal

Eranda Libohova ka folur për ngacmimet dhe takimet me djemtë në vitet 90 e cila tha se çunat ku disa prej tyre janë personazhe të famshëm të cilët janë djem të edukuar me limite, kavalierë, xhentila ku nuk e kalonin cakun e shoqëris, pavarësisht shkëndijave të para, por kanë qenë shumë të kontrolluar dhe se takimet i linin nëpër parqe ose lulishte.

“Më kujtohen ato diskot që bënim nëpër shtëpia, në bodrume. Nuk është se bënim më shumë qejfin, por ishin qejfet që të diktonin bashkë. Ishim goca dhe çuna që kërcenim, çunat disa janë personazhe të cilët janë djem të edukuar me limite, kavalierë, xhentila dhe nuk e kalonin cakun e shoqëris, pavarësisht shkëndijave të para, por kemi qenë shumë të kontrolluar. Linim takim tek ‘Parku Rinia’, në lulishtet e Tiranës, nëpër stola, mua s’më kanë pritur, unë nuk bëja gili vili”, tha Eranda.

Top Channel