Djali i Adem Jasharit në Elbasan/ Viziton memorialin e të atit: Nuk ka pikëpyetje për luftën e UÇK, është derdhur gjak

13/12/2020 12:16

Për herë të parë Lulzim Jashari, djali i Adem Jasharit ka vendosur të vizitojë memorialin madhështor të babait të tij i ndërtuar në një kompleks në Labinot të Elbasanit.

Përpos emocionit personal, Lulzim Jashari e konsideroi vlerë kombëtare memorialin e të atit i cili qëndron përkrah “vëllezërve” të tij Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe Lekë Dukagjini.

Por si ndihet djali i Adem Jasharit sot që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vihet në pikëpyetje të mëdha?

I rritur me vlerat kombëtare ideatori i këtyre veprave Gjergj Luca tregon se sot më shumë se kurrë ky vend ka nevojë për vlerat kombëtare e jo për shkatërrimin që vjen nga sllavokomunizmi.

Në shpatin e këtij mali në Labinot Fushë heronjtë tanë qëndrojnë përkrah njëri tjetrit ashtu siç duhet të jenë shqiptarët, thotë Lulzim Jashari teksa me ndërtim përulet para vlerave kombëtare.

Top Channel