“Maskat”/ Zajmina përsëri arrin të gjejë personazhin pas kostumit të kaubojsit

13/12/2020 17:53

“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani, ku juria e përbërë nga Olti Curri, Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari duhet të gjejnë personazhin.

Personazhi që duhej të gjenin ishte i veshur me kostumin e një kaubojse e mbuluar nga koka tek këmbët.

Zajmina ishte ajo që gjeti emrin e personazhit.

“Është Viola”, tha Zajmina.

Viola Gjolekaj është protagoniste tek puntatat e “Anabel”, e cila ka shikueshmëri të lartë dhe aktorja  ka luajtur përkrah moderatores Megi Pojani.

Top Channel