Europiani i Gjimnastikës, një rus i jep medaljen e artë Shqipërisë

13/12/2020 15:33

Shqipëria ka marrë një titull shumë të rëndësishëm botëror në Kampionatin Europian të Gjimnastikës Artistike për meshkuj që zhvillohen në Mersin Turqi.

Matvei Petrov ka fituar medalje Ari në ushtrimet mbi kali me doreza. Rezultati ishte 14.566 pikë.

Matvei Petrov me trajner Alon Hasa, është rus por i natyralizuar shqiptar, me pasaportë shqiptare, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës Artistike për meshkuj.

Top Channel