Festat e fundvitit duken sa larg aq edhe afër. Ka qytetarë që I kanë nisur që tani blerjet, pasi thonë se çmimet rriten dy javët e fundit të dhjetorit.

Qytetarë: Kam blerë arrat dhe kam porositur dhe mishin. Se rriten çmimet më vonë. Tryezën do ta mbushim, se kaluam një vit të vështirë.

Me pensionin që marr unë si pensionist, nuk e vras mendjen fare për çmimet, i përballoj të gjitha.

Çmimet janë normale, mandarinat janë 50 lekë, bananet 120 lekë.

Mbase na e rrisin pak pensionin, se varfër do ta kalojmë natën e ndërrimit të viteve.

Për shpërblim për ne pensionistët sikur nuk kemi dëgjuar.

Çmimet, mirë shumë, janë. Do t’i blejmë të gjitha dhe urojmë që të iki kjo flamë, se po na ikën mendja.

I kam bërë llogaritë që të mos mungojë gjë në shtëpi dhe dollinë e parë do ta ngremë vetëm për shëndetin.

Top Channel