BE-ja dhe Britania e Madhe dakordohen të vazhdojnë bisedimet

13/12/2020 14:10

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ranë dakord për të vazhduar me bisedimet tregtare pas Brexitit, pavarësisht afatit kohor të vendosur më pare i cili nuk respektohet dot për shkak se kompromisi, nuk është gjetur ende.

“Ne patëm një telefonatë të dobishme këtë mëngjes, ku diskutuam temat kryesore të pazgjidhura”, thanë dy liderët në një deklaratë të përbashkët. “ Pavarësisht rraskapitjes pas pothuajse një viti negociatash por edhe faktit që afatet kanë kaluar pa pushim, ne mendojmë se është përgjegjësia jonë të vazhdojmë më tej”, theksuan udhëheqësit, të cilat ranë për cdo rast dakord tu kerkojne negociatorëve të vazhdojnë bisedimet në Bruksel “për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje edhe në këtë fazë të vonë”.

Në fillim të kësaj jave, Johnson dhe Von der Leyen caktuan si afat të fundit të dielën që të vendosin nëse do të braktisnin negociatat ose t’i vazhdonin ato. Në 31 dhjetor, Britania e Madhe përfundon daljen e saj nga blloku, dhe nuk do të jetë më e detyruar të ndjekë rregullat e tregtisë së BE-së. Nëse nuk bien dakord, të dyja palët do të bëjnë biznes sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, që do të thotë se do të aplikojnë tarifa mbi importet e njëra-tjetrës.

Top Channel