Përleshja vijon edhe përgjatë marshimit, protestuesit bllokojnë rrugën me gurë në formë cilindri dhe me kosha mbeturinash
Në sheshin “Skënderbej” janë mbledhur disa qytetarë te cilët kanë nisur të protestojnë për vrasjen e Klodian Rashës.
Mes tyre është dhe Genc Sejko, i cili pati dhe një debat me një nga efektivët i cili i kërkoi të shpërndaheshin.
Debati
Sejko: Nëse jeni në shërbim shërbejini njerëzve pra
polici: Grumbullimet nuk lejohet më shumë se 10 veta
Sejko: kjo është një e drejtë e qytetarëve
Polici: Po të flas me qytetari
Sejko: Nuk largohemi ne. A folëm për dhunë, ja kjo është policia, ne kemi dalë e po rrimë. ai thotë shpërndahuni. Nuk po provokon njeri!
Sejko ndërkohë përsëriti kërkesat e qytetarëve mes tyre edhe për largimin e Ardi Veliut nga Policia e Shtetit.
Protestuesit thonë se Veliu është munduar të mbulojë provat për vrasjen e të riut.
Top Channel