Biden merr zotim/ Me Rusinë, do jemi të ashpër!

13/12/2020 15:49

Presidenti i zgjedhur Joe Biden është zotuar se do të mbajë qëndrim të ashpër ndaj udhëheqësve autokratë si Presidenti rus Vladimir Putin.

Biden u shpreh se një nga përparësitë e tij kryesore do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve me aleatët e NATOs. Raporti miqësor i Presidentit Trump me Putin dhe refuzimi i tij për ta kritikuar atë, prej kohësh ka qenë i paqartë për vëzhguesit. “Mendoj se ka lidhje me karrierën e biznestit të Donald Trumpit dhe ambicie të caktuara që ai kishte në vitin 2016 dhe që nuk kishin natyrë politike, por të rrënjosura në biznes, ” thotë eksperti Michael Kimmage nga Fondi Marshall Gjerman, i cituar nga VOA.

Administrata e re pritet të ketë një qasje mjaft më të kujdesshme dhe skeptike ndaj Moskës. Pritet që ajo ta shtojë presionin mbi Rusinë përmes sanksioneve kur të ngrenë krye konfliktet dhe të forcojë aleancën me Nato-n. Kur vjen fjala tek Rusia, Bidenit do t`I duhet të përballet me një seri sfidash. Administrata e tij do të duhet të bëjë llogaritë me një prani ushtarake ruse në Ukrainë, në Gjeorgji, në Siri, në Libi dhe tani në Azerbajxhan.

usia ka të ngjarë të afrohet më shumë me Kinën në vitet e ardhshme, teksa tensionet SHBA-Kinë rriten, duke paraqitur një dilemë serioze strategjike për Biden. Moska dhe Pekini mund të mos jenë aleatë, por ata ndajnë mes tyre një qëllim të përbashkët: të zvogëlojnë rolin ndërkombëtar të Amerikës, thotë CNN, e mbasë do të punojnë së bashku për të  frenuar Uashingtonin.

Top Channel