Angli/ Vrau 7 vjeçaren me thikë në park, shqiptarja kishte kërcënuar dhe një vajze tjetër…

13/12/2020 11:09

Krerët e sistemit shëndetësor britanik NHS urdhëruan një hetim të ri mbi vrasjen e shtatë vjeçares Emily Jones nga shqiptarja me sëmundje mendore, Eltiona Skana.

Ky hetim vjen pasi The Mail on Sunday ekspozoi një katalog të tërë dështimesh e dilte në përfundimin se stafi mjekësor e dinte që ajo përbënte rrezik për komunitetin atëherë kur ndodhi sulmi. Skana, 30, e cila hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme në 2014, e mbërtheu vogëlushen teksa luante me skuterin e saj në një park dhe i preu fytin me një  thikë artizanale.

Ministria e Shëndetësisë pohoi javën e kaluar se personeli mjekësor e dinte që Skana kishte kërcënuar më parë një vajzë 13-vjeçare teksa ishte e armatosur me thikë, por ky incident nuk u përfshi në vlerësimin e saj të rrezikut dhe ata që monitoronin situatën e gruas në komunitet, nuk ishin në dijeni të rrezikut. Vlerësimi i saj ishte bërë vetëm muaj përpara se t`i merrte jetën vogëlushes së pafajshme, edhe pse kishte një histori shokuese dhune, përfshirë edhe një sulm ndaj të ëmës, të cilën e kishte kërcënuar me thikë.

I ati i Emilyt-, Mark Jones, punonjes në një firmë ligjore, e përshëndeti vendimin për nisjen e një hetimi të ri, duke thënë se e vërteta duhet të dalë në dritë, dhe asgjë nuk duhet të fshihet, me qëllimin që një gjë e tillë e tmerrshme të mos i ndodhë askujt tjetër.

Top Channel