Sot në orën 18:00 pritet të zhvillohet protesta e radhës e qytetarëve për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Ndërkohë që duket se policia ka nisur nga përgatitjet për çdo rast, siç duket edhe në foton më sipër.

Kjo është dita e pestë që qytetarët do të mblidhen për të kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin.

Protestat e tyre të mëparshme kanë qenë të shoqëruara me trazira të shumta , ndërsa është vënë re edhe pjesëmarrje e madhe e fëmijëve.

Protestuesit tashmë kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të policisë Ardi Veliu.

Ndërkohë dje me anë të letre publike familja Rasha ka bërë thirrje për qetësi me anë të një letre publike duke kërkuar që dhimbja e tyre të mos thellohet më tej me padrejtësi të tjera.

Top Channel