“Shiko kush LUAN” rekord shikueshmërie, mbi 1 milionë klikime pa kaluar 24 orë

13/12/2020 19:57

1 milion shikime në vetëm 19 orë nga publikimi i episodit të djeshëm të spektaklit të argëtimit “Shiko Kush LUAN”.

Programi i shumëpëlqyer nën drejtimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës ka thyer sërish rekord shikueshmërie.

Të ftuar ishin personazhet e emisionit “Për’puthen” në Top Channel ku synimi i formatit është krijimi i çifteve dhe si duket “Shiko Kush LUAN” ashtu siç premtoi ia doli të bashkojë sa më shumë vajzat dhe djemtë.

Ndodhi puthja e parë në jetë e Sindit, puthja e parë e Melisës dhe Fationit, por jo vetëm kaq! Lojërat dhe sfidat pikante të programit në autorësinë e Luana Vjollcës bënë për vete më shumë se 1 milion persona në YouTube, por edhe gjatë transmetimit live të spektaklit “Shiko Kush LUAN”.

Top Channel