Përleshje mes protestuesve pro dhe kundër Trumpit

13/12/2020 12:46

Mijëra mbështetës të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë dalë nëpër rrugë në mbarë vendin, por në Washington, tubimi i tyre degjeneroi në përleshje mes anëtarëve të një grupi të krahut të djathtë dhe kundër-protestuesve të majtë.

Grupe mbështetësish të presidentit republikan protestuan sërish  ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, të fituara nga demokrati, Joe Biden. Tubime mbarëkombëtare, të organizuara nën moton “Ndaloni vjedhjen”, pasojnë deklarimet e përsëritura, por të pabazuara të Trumpit për manipulime të zgjedhjeve. “Mijëra njerëz po grumbullohen në Uashington për “Ndaloni vjedhjen”.

Nuk e dija për këtë, por do t’i shoh!”, shkroi presidenti në rrjetin social Tëitter. Mësohet se helikopteri zyrtar i tij fluturoi mbi turmën tre herë, ndërsa presidenti ishte duke shkuar për të marrë pjesë në një lojë futbolli të ushtrisë e marinës në akademinë ushtarake amerikane në West Point në Nju Jork. Gjatë natës, pjesëtarë të grupit “Djemt Krenarë” (Proud Boys), përkrahës të djathtë të Trumpit u përleshen me protestues të majtë nga lëvizja Antifa. Policia ndërhyri për t’i ndarë, duke përdorur gazlotsjellës ndaj të dyja palëve. Policia raportoi se katër persona u plagosën me thikë, por ishte e paqartë se cila palë sulmoi dhe cila ishte viktima.

Top Channel