Mbi 72 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

13/12/2020 13:32

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 72 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 72.014.399 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 16.496.348 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.854.208), Brazili (6.880.127), Rusia (2.625.848), Franca (2.365.319), Britania e Madhe (1.830.956), Italia (1.825.775), Turqia (1.809.809), Spanja (1.741.439), Argjentina (1.489.328), Kolumbia (1.408.909), Gjermania (1.320.592), Meksika (1.229.379), Polonia (1.126.700) dhe Irani (1.100.818).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.610.067 persona ndërsa 50.411.543 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Top Channel