“Maskat”/ Zajmina arrin të gjejë personazhin pas kostumit të breshkës ninxha

13/12/2020 17:34
Maska

“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani, ku juria e përbërë nga Olti Curri, Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari duhet të gjejnë personazhin.

Personazhi që duhej të gjenin ishte i veshur me kostumin e një breshke ninxha i mbuluar nga koka tek këmbët.

Zajmina ishte ajo që gjeti profesionin e tij, dhe emrin e Dj.

“Është Dj dhe është Dj Vin Veli”, tha Zajmina.

Vin Veli është Dj i njohur dhe muzika e tij identifikohet më shumë tek ajo dance.

Top Channel