Pas ujit dhe gaz lotsjellësit/ Protestuesit të shpërndarë në rrugë mes ish-Bllokut dhe Drejtorisë së Policisë

13/12/2020 19:42

Pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe moslejimit të kalimit të protestuesve te Drejtoria e Policisë, ata tashmë janë shpërndarë në kryqëzimin mes zonës së ish-Bllokut dhe Drejtorisë së Policisë.

Ndërkohë policia është vendosur në grupe në zonë, së bashku me mjetet autoblind ujëhedhëse.

Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi sipas tyre manipuloi provat e vrasjes së Klodjan Rashës nga polici.

Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona.

Top Channel