Maqedonia e Veriut synon të vaksinojë 60 deri në 70 për qind të popullatës, për ta mbrojtur atë nga përhapja e koronavirusit.

Ministri vendas i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha njerëzit nuk duhet të ketë frikë, pasi sipas tij bëhet fjalë për vaksina të sigurta, e që shihen si mundësia e vetme për një rikthim të jetës në normalitet. “Qeveria do të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinave, si përmes sistemit COVAX ashtu edhe përmes ofertave tjera të Bashkimit Europian. Tani kemi mundësi të shumta për kontrata direkte me kompanitë. Vaksinat kundër koronavirusit janë plotësisht të sigurta, dhe vaksinimi është mënyra e vetme për t’i dhënë fund pandemisë.

Besojme te vaksinimi deri në 70 përqind të popullatës, do të jetë I mjaftueshëm për të arritur imunitetin dhe për të fituar betejën mbi Covid 19|”, deklaroi Filipçe. Ai gjithashtu reagoi ndaj disa pretendimeve ne rrjetet sociale e media të caktuara, të cilat kanë të bëjnë me vaksinën. “Jemi dëshmitarë të më shumë lajmeve të rreme lidhur me vaksinën dhe vaksinimin. Dua t’ju bindë se të gjitha vaksinat janë të sigurta. Ato po bëhen sipas protokollove dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, theksoi Filipçe. Sipas kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, janë ndarë fondet për mbi 800 mijë vaksina, që pritet të brrijnë në tre muajt e parë të vitit 2021. Maqedonia e Veriut të shtunën regjistroi 19 të vdekur dhe 982 të infektuar me koronavirusin e ri.

Top Channel