E premte, 16 Prill 2021
17:00
Rama telefonon Nikollën: Meta ka hall mos i shpëton Luli nga zinxhirët se e ka lidh së bashku me Saliun

Ndërsa ishte në Skrapar dhe u takua me qytetarët e asaj zone, kryeministri gjatë rrugës ka zhvilluar një telefonatë me drejtuesen e qarkut të Lezhës, Lindita Nikolla.

16:54
Irani “shuplakë” Amerikës, nis pasurimin e uraniumit

Irani nisi pasurimin e uraniumit në shkallën më të lartë deri tani, 60 për qind pastërti, një zhvillim ky që vjen vetëm pak ditë pas shpërthimit që goditi centralin kryesor bërthamor në Natanz.

16:49
Shkencëtarët regjistrojnë rreze X dhe valë gjigande radioje nga hapësira

Nebuloza e Gaforres i ka mahnitur përherë shkencëtarët me bukurinë e saj, por këtë radhë ka dhe një arsye tjetër për të tërhequr vëmendjen.

16:45
Biden paralajmëron Putin: Duam paqe, por bëjmë edhe luftë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e bëri edhe një herë të qartë se SHBA-ja kërkon marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë.

16:39
Horror nga Australia/ Tre motrat përdhunoheshin nga babai patriark e vëllezërit, në kultin mizor te incestit (fotot)

Patriarku pervers i familjes më famëkeqe të Australisë, drejtonte atë që është quajtur nga mediat “ferma e incestit” duke përdhunuar bijat e tij bashkë me djemtë, e duke lindur fëmijë me to.

16:37
Balla takim me banorët e Polisit në Librazhd: Votimi për Ilir Metën është veprimi më anti kombëtar që mund të bëjë një votues shqiptar

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në vijim të takimeve në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit u ndal në Librazhd, ku zhvilloi një takim me banorët e fshatit Polis.

16:31
Përse infektohesh edhe pas dozës së parë të vaksinës? Brataj: Ja përse ndodh kjo!

Shefi i Urgjencës Skënder Brataj ka shpjeguar se pse ndodh infektimi me covid edhe pasi ke marrë dozën e parë të vaksinës.

16:28
Francë, 100 mijë viktima/ Pandemia gjunjëzon vendin, 300 humbje jete gjatë 24 orëve

Franca u bë vendi i parë fqinj me Gjermaninë që kapërcen shifrën simbolike të 100 mijë vdekjeve nga koronavirusi.

16:25
Kroacia/ 44 të vdekur dhe 2.698 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 44 viktima dhe 2.698 raste të reja me COVID-19.

16:20
Maqedoni e Veriut, 908 raste të reja dhe 31 viktima nga COVID

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 908 raste të tjera me koronavirus dhe 31 viktima.

16:15
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash në B. Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE) po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, burime në selinë e institucioneve të BE-së në Bruksel.

16:03
Basha ironizon Ramën: E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim, përgjigjia ime është Jo!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit elektoral me banorët e Ndroqit, ka theksuar se është koha për ndryshim.

15:52
Futbollisti anglez i Romës grabitet me armë, me gruan e djalin në shtëpi në Itali (fotot)

Mbrojtësi anglez i Romës, Chris Smalling është grabitur me armë para gruas dhe djalit të tij kur tre njerëz të maskuar hynë me forcë në shtëpinë e tyre në Itali.

15:49
Zgjedhjet e 25 Prillit/ Zaev i bën thirrje maqedonasve që jetojnë në Shqipëri: Votoni Ramën. Ka në listë një maqedonas

Zoran Zaev duke bërë thirrje shtetasve maqedonas që jetojnë në Shqipëri për të votuar Edi Ramën dhe maqedonasin që është i fundit në listën e Korçës të PS, Vasil Sterjovski.

15:47
Një rrugë me emrin e heroit Arjan Sala, Veliaj pret në zyrë familjarët: Gjesti i tij, frymëzim për çdo të ri

Kryetari i Bashkisë së Tiranës priti në zyrën e tij familjarë të Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala, i cili humbi jetën, pasi shpëtoi 25 kolegë nga zjarri, të cilëve u dorëzoi në mënyrë simbolike një kopje të tabelës së rrugës që do mbajë emrin e të ndjerit.

15:35
Java e 28-të e Superligës/ Tirana pret Kukësin dhe Partizani, Kastriotin

Java e 28-të e Superligës do të fillojë me një superndeshje të kampionatit shqiptar, siç është ajo mes Tiranës dhe Kukësin dhe përballja e Partizanit me Kastriotin.

15:30
Vrasjet në Indianapolis; 8 të vdekur, 60 të plagosur në magazinën e FedEx (fotot)

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur e dhjetra të tjerë janë plagosur në një magazinë të agjencisë postare FedEx pranë aeroportit të Indianapolis në SHBA, teksa policia e shpalli ngjarjen “incident të humbjeve masive të jetës”.

15:27
Skrapar/ Rama për “ndarjen” nga LSI: U bëmë si shtëpi të çmendurish, por do ngrija një gotë rakie për shëndetin e Metës

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Skrapari për LSI duke thënë se nëse ajo familje qëndron e bashkuar, Shqipëria është në duar të sigurta.

15:26
Fier/ Plagosi me armë zjarri 33-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, në kërkim autori

Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në fshatin Sulaj të Fierit.

15:19
Lirohen të arrestuarit e Mamurrasit/ Gjykata lë në detyrim paraqitje, policin dhe pjesëtarët e familjes Fufi

Ne gjykatën e Kurbinit është zhvilluar masa e sigurisë për 4 personat e arrestuar ne lidhje me përplasjen e ndodhur ne Mamurras ku mbetën te plagosur 2 punonjës te policisë se shtetit dhe njëri nga agresorët.

15:18
Rikthim në shkolla të hënën/ Kosovë, Ministria e Arsimit: Në shkollë të gjitha nivelet

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, nga e hëna, do të vazhdojë pa kufizime në pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkolla.

15:17
Turizmi do të vaksinohet/ Operatorët kërkojnë të bëhen marrëveshje me vende si Britania dhe Izraeli

Jemi pranë nisjes së sezonit turistike, por normaliteti duket ende larg. Operatorët turistikë shikojnë vaksinimin si shpresë për rimëkëmbjen e sektorit, por e vetme sipas tyre nuk mjafton. Ata propozojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe midis shteteve.

15:15
“Jam i bindur që do të donit të më shihnit me Ilir Metën”/ Rama në Skrapar: Duhet ta zbrisni nga maja e ta ktheni në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka folur para banorëve të Skraparit për Ilir Metën duke thënë se është i bindur që do të donin ta shihnin me të në këto ditë të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

15:15
Veliaj: PS një familje/ Kryebashkiaku në fushatë së bashku me ministren Gjonaj

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte së bashku me ministren Gjonaj për fushatë në njësinë 7 në Tiranë.

15:15
“Turizmi” do të vaksinohet/ Operatorët kërkojnë të bëhen marrëveshje me vende si Britania dhe Izraeli

“Jemi pranë nisjes së sezonit turistike, por normaliteti duket ende larg. Operatorët turistikë shikojnë vaksinimin si shpresë për rimëkëmbjen e sektorit, por e vetme sipas tyre nuk mjafton. Ata propozojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe midis shteteve.”

15:13
“Votoni PS më 25 prill”/ Fushata e kandidatëve socialistë të Durrësit

Kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin kërkuan mbështetjen e banorëve të lagjes 17 për zgjedhjet e 25 prillit.

15:12
Rama: Jo ftesë për bashkëqeverisje! Në Tiranë synojmë 19 deri në 20 mandate

Sheshi përpara stadiumit Air Albania ‘u pushtua’ nga gratë e vajzat, në mbështetje të PS e cila në Tiranë synon fitimin e 19 deri 20 mandateve. Edi Rama shpjegoi se çfarë është ftesa për bashkëpunim me Lulzim Bashën.

15:11
Ndryshojnë qendrat e votimit/ Shkodër, ishin caktuar në ndërtesa të shkatërruara

Ish shkolla veterinare në Shkodër, e cila ka rreth 30 vite jashtë funksioni, është përcaktuar nga KQZ dhe Bashkia e Shkodrës, per të vendosur 4 qendra të votimit.

15:11
Identifikimi i votuesve funksionoi/ Prova në KQZ, më 25 prill të gjithë zgjedhësit do verifikohen

Për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit do të mundësohet identifikimi elektronik.

15:03
Rama flet nga Skrapari: Vendi i duhur për të folur për Ilir Metën! Ai bëri të pabëshmen, shkoi dhe u bashkua me Saliun

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Skrapar duke përmendur Ilir Metën duke thënë se është vend ii duhur për ta komentuar.

14:54
Evis Kushi në Elbasan, me votues për herë të parë: Arsimi dhe punësimi, në vëmendje të veçantë gjatë mandatit të ardhshëm të PS-së

Evis Kushi, kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Elbasanit, ka zhvilluar një takim me të rinj e të reja nga Elbasani, të cilët janë votues për herë të parë në zgjedhjet e 25 Prillit.

14:51
Pentagoni konfirmon UFO-t: Nuk e dimë ç’janë këto objekte!

Departamenti amerikan i Mbrojtjes e konfirmoi se videot e “dukurive ajrore të paidentifikuara” të realizuara në vitin 2019, janë autentike dhe tregojnë vërtet disa imazhe, të cilat Pentagoni nuk arrin t`i shpjegojë.

14:51
“BE mund të mos e rinovojë kontratën për vaksinën AstraZeneca”

Bashkimi Europian pritet që të mos e rinovojë kontratën me kompaninë “Astrzaeneca”. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Industrisë franceze, Anies Panier-Rinasser.

14:48
Pfizer për Covid, do bëhet si gripi – vaksinim përvit

Udhëheqësi i gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, tha se “ka gjasa” që njerëzve do t’iu duhet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër koronavirusit, brenda 12 muajsh nga vaksinimi i plotë.

14:43
Konferenca e tensionuar Dendias- Cavusoglu në Ankara/ Reagon për herë të parë Erdogan

Konferenca e përbashkët për shtyp midis ministrave të Jashtëm të Greqisë e Turqisë, pas vizitës së kryediplomatit grek Dendias në Ankara, është zhvilluar mes një dialogu të tensionuar dhe akuzash dypalëshe para kamerave.

14:29
Edhe në prapaskenë bashkë/ Atdheu dhe Antonela pozojnë pranë njëri-tjetrit

Rikthimi i Atdheut në “Për’puthen”, ndryshoi rrjedhën e emisionit.

14:16
Manastirliu me mjekët: Rastet kanë rënë, por lufta nuk ka mbaruar/ Dr. Pipero i bën thirrje qytetarëve: E vetmja zgjidhje për pandeminë, vaksinimi!

Ministrja e Shëndetësisë ndodhej këtë të premte në Spitalin Infektiv, ku zhvilloi një takim me mjekët dhe infermierët e spitalit Covid 1, ku ende vijon beteja më pandeminë.

14:03
Pas buzëve dhe hundës, Ana e Për’puthen vendos të bëjë tjetër ndërhyrje estetike

Bukuroshja, e cila u bë e famshme nga Për’puthen, Ana Kauri ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje estetike pas buzëve dhe hundës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

13:59
Komiteti kundër grushtit të shtetit në Mianmar formon qeveri civile kundër qeverisë ushtarake

Komiteti Përfaqësues i Asamblesë Kombëtare (CRPH), i formuar nga deputetët e zgjedhur kundër grusht shtetit për të rikthyer qeverinë civile në Mianmar, njoftuan se kanë formuar qeveri civile kundër qeverisë ushtarake.

13:56
Drejtim mjeti pa leje dhe në gjendje të dehur, 6 shoferë të arrestuar, 78 patenta të pezulluara në vend

6 shoferë janë arrestuar pasi, 3 prej tyre janë evidentuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe tre të tjerë pa leje drejtimi.

13:51
Zgjedhjet/ Prokuroria përfundon verifikimin për dy kandidatët e LSI-së dhe Nismës Thurje (Emrat)

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për 2 kandidatë për deputetë që janë përfshirë në listat e LSI-së dhe Nismës Thurje, për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

13:34
Nuk përmendet nga Ilir Meta? Luan Rama: Nuk kam nevojë për suporte!

Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News në lidhje me spekulimet për përplasje me drejtuesit e LSI-së. Janë ngritur dyshime edhe për faktin se nuk përmendet në deklaratat e Presidentit Meta, i cili bën thirrje të vazhdueshme për të votuar të rinjtë.

13:33
31-vjeçarja humbi jetën në sallën e lindjes, bashkëshorti: Mjekët hynin e dilnin, Elisabeta nuk kishte asnjë problem, faji i mjekut!

Elisabeta Lamaj humbi jetën në sallën e lindjes, në 10 prill, në maternitetin e Fierit.

13:31
Zgjedhjet e 25 Prillit, paralajmëron Soreca: Do vizitoj një numër të madh qendrash votimi!

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë me dije se do të vizitojë disa qendra votimi në ditën e zgjedhjeve.

13:29
Njihuni me Perlën, vajzën shqiptare që ka 30 tatuazhe në trup 

Ajo njihet si vajza e tatuazheve, jo vetëm sepse ka 30 të tillë në trup, por edhe për faktin se që prej 8 vitesh punon si tatuatore.

13:13
Tajlanda regjistron 1.581 raste të reja me COVID-19, shifër rekord që nga shpërthimi

Tajlanda ka regjistruar një shifër rekord prej 1.582 rastesh të tjera të koronavirus pas festës tradicionale të kësaj jave të Vitit të Ri Tajlandez.

13:11
Infektime në masë pas vaksinës/ Epidemiologu në Gjirokastër: Gabimet që po bëjnë njerëzit

Epidemiologu Vasil Bashari ka folur për infektimet në masë pas vaksinimit në qytetin e Gjirokastrës në emisionin “Breaking” në Top News.

13:10
Mund të infektohesh edhe pas vaksinimit!/ Qytetarja: 12 ditë pasi mora vaksinën kineze u infektova me Covid

Jeta Asqeriu tregon në “Breaking”, në Top News se u infektua disa ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti Covid.

13:04
Xhamia e Madhe e Mosulit do të rindërtohet nga arkitektë egjiptianë

Një grup i arkitektëve egjiptianë fitoi konkursin për të rindërtuar Xhaminë e Madhe të Mosulit al-Nuri, katër vjet pas shkatërrimit të saj nga militantët e grupit Shteti Islamik.

12:55
Përfundon seanca për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, çfarë vendimi u mor

Seanca e mbrojtjes për ish kryeprokurorin Adriatik Lllalla ka përfunduar dhe është pranuar kërkesa për revokimin e gjykimit të shkurtuar.

12:53
“6 persona me shkopinj bejsbolli erdhën drejt meje”/ Gjykata e Kurbinit vendos masën detyrim paraqitje për policin David Medani

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën detyrim paraqitje për policin David Medani.

12:50
I shpërthyen tritolin në oborr/ Kush ishte ‘shënjestra’, vëllai i dosjeve të forta të GJKKO

Një sasi tritoli ka shpërthyer në oborrin e banesës së Shpëtim Ndrecës, mbrëmjen e djeshme, në Mamurras. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

12:44
Rama komenton sërish ftesën që i bëri Bashës: Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me vajza e gra në Tiranë, nga ku ka komentuar sërish ftesën që i bëri pak ditë më parë kreut të PD-së për bashkëpunim.

12:41
Peshkaqeni gjigand afrohet pranë marinës, ‘tmerron’ studentët (Fotot)

Një peshkaqen i madh u pa pranë një marine në Mbretërinë e Bashkuar, duke i dhënë frikësuar një grup sërfistësh aty pranë.

12:38
Rama: Kush do që në krye të vendit të kenë një burrë që luan bixhoz të votojnë PD!

Kryeministri i vendit, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj kanë zhvilluar një takim me vajza e gra në Tiranë ditën e sotme.

12:37
Bimët kundër Covid/ Mjekësia alternative për të ndihmuar në rikuperimin nga sëmundja

Mjekët aletrnativë thonë se Propolisi me rigon është një medikament bimor magjik për trajtimin pas Covidit.

12:24
Mbetën pa shtëpi pas tërmetit, familja e ‘Dëshmorit të Atdheut’ bëhet me banesë të re

Projekti suedez “Forcimi i Policimit në Komunitet”, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe Policinë e Shtetit, për të shprehur solidaritetin dhe për të ndihmuar familjet e dëmtuara të punonjësve të Policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës, vendosën të financonin ndërtimin e një shtëpie banimi për familjen me 5 anëtarë të Dëshmorit të Atdheut Shaqir Lleja, në fshatin Bushnesh të Thumanës.

12:22
Oficeri qëlloi për vdekje 13-vjeçarin/ Policia e Chicagos publikon videon

Policia e Chicagos ka publikuar pamjet grafike të një oficeri që qëllon për vdekje një djalë 13-vjeçar në një rrugicë të errët.

12:02
Qytetari thërret “Rama ik”- Kryeministri: Ata janë hudhrat tona! E bukura e këtyre është se ikin vetë me vrap

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me vajza dhe gratë e Tiranës. Thirrjet “Rama ik” nuk mungojnë as në takimet e vetë Kryeministrit, ku ky i fundit nuk ia përton kundërpërgjigjet.

12:01
“Meta e ekzekutoi politikisht”/ Luan Rama reagon për herë të parë, zbulon përse nuk u takua me Vasilin dhe Haxhinaston në Vlorë

Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha spekulimet që lidhen me përplasjet e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.

11:54
Ngjarja në Mamurras/ Njihen sot me masën e sigurisë katër të arrestuarit, ‘blindohet’ Gjykata e Kurbinit

Punonjësi i policisë, David Medani, si dhe tre shtetasit, Gjon Fufi, Rudolf Fufi, Nikoll Fufi, do të dalin gjatë ditës së sotme para Gjykatës së Kurbinit për tu njohur me masën e sigurisë.

11:53
Të shtëna me armë në Indianapolis, tetë të vdekur në zyrën postare

Tetë persona janë vrarë dhe shumë janë plagosur në një të shtënë në qytetin amerikan Indianapolis, thotë policia.

11:44
A ka bërë botoks? Rama zbulon sekretin e zhdukjes së rrudhave: Ka një arsye pse lëkura ime shkëlqen…

Kryeministri i vendit, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj kanë zhvilluar një takim me vajza e gra në Tiranë ditën e sotme.

11:38
Ministrja e Drejtësisë takim me banorët e Njësisë 7 në kryeqytet: Vota është e shenjtë, nuk blihet dhe as mund të shitet!

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka deklaruar se për Partinë Socialiste vota është e shenjtë ndaj ka kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve në 25 prill.

11:38
Meta flet nga Vlora: Denonconi çdo ofertë për të shantazhuar votën, votoni ata që…

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Vlorë ku i fton të gjithë banorët e këtij qyteti që të denoncojnë çdo ofertë për të blerë votë.

11:31
Identifikimi elektronik/ Celibashi: Procesi nuk do të jetë i thjeshtë, por janë marrë masat që të jetë i suksesshëm

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur për identifikimin elektronik gjatë ditës së sotme ku është shprehur se nuk ka për të qenë një punë e thjeshtë, por janë marrë masat që projekti të jetë i suksesshëm më 25 Prill.

11:23
KPK shkarkon prokurorin që zbardhi vrasjen e Behar Sofisë

Prokurori që udhëhoqi hetimet që çuan në zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë është shkarkuar nga detyra.

11:22
Klosi: E pafalshme që në 2021 forcat politike të provokojnë. Strategjia që po përdor PS për të ‘thithur’ elektoratin gri

Kandidati për deputet i PS-së në Berat, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ka shpjeguar strategjinë e Partisë Socialiste për të tërhequr sa më parë elektoratin gri.

11:17
Vizitë në Vlorë dhe Fier/ Yuri Kim zbulon bisedën me të rinjtë: Sa më shumë njerëz takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë

Ambasadorja amerikane Yuri Kim bërë një vizitë me drejtuesit e shoqërisë civile në Vlorë, Risili dhe Fier.

11:14
“Luftë në Europë brenda disa javësh”, paralajmërimi i gjeneralit amerikan

Rreziku shkon nga i vogël, deri në mesatar që Rusia brenda disa javësh të nisë pushtimin e Ukrainës, pohoi gjenerali Tod Wolters, kreu i Komandës Europiane të forcave amerikane, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

11:08
“Shpërthen” i ftuari: Për Fauccin vaksinat janë një lojë, nuk i do as vetë!

Gjatë një lidhjeje live për Fox News, Dr. Jay Bhattacharya, i cili ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit mbi krizën e koronavirusit, befasoi me deklaratën e tij se krye eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Antony Faucci, vetë është njeriu I parë që e kundërshton vaksinën.

10:47
Gjikondi për veprimet e Metës: Anulimet e tij kanë qenë politike ose ka pasur interesa për tu përfshirë në pazar

Aktivistët Arlind Qori dhe Brisida Gjikondi kanë komentuar në “Top News” në lidhje me Kuvendin duke folur me tone ironie për deputetët.

10:43
“‘Avatari’ që zbulon ‘komplotet’ në Vlorë duhet…”/ Gjiknuri: Në 25 Prill ti japim Ilir Metës referendumin vlonjat me 9 mandate për PS

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputeti aktual Edmond Leka dhe kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një takim entuziast me banorë të rajonit nr.2 në qytetin e Vlorës.

10:36
9 ditë para zgjedhjeve, kreu i KQZ: Përfundon printimi dhe paketimi për 6 qarqe, mbërrijnë sot në Shqipëri

Nëntë ditë para zgjedhjeve, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, bën me dije se janë printuar dhe paketuar fletët e votimit për disa qarqe.

10:32
Kujtim Gjuzi tregon pse Rama nuk shkon në Parlament 5 muajt e fundit: Është dashuruar me…

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi shprehet se në dy vitet e fundit që ka përfaqësuar opozitën shqiptare në Parlament nuk është ndjerë i bullizuar, pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur shpeshherë ‘lartmadhnia e tij’.

10:27
Ekzekutoi bashkëshorten e tij me armën e shërbimit, ish gardisti Alket Arapaj dënohet me 35 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje.

10:24
Kosovë/ Nga e hëna nxënësit i rikthehen mësimit në shkolla

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, nga e hëna, do të vazhdojë pa kufizime në pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkolla.

10:23
Tragjedi në Itali/ Vdes 57-vjeçari, u helmua nga djali i partneres së tij. Dyshimet e para: Bleu në internet…

Një tragjedi ka ndodhur në Bolonja të Italisë, ku një 19-vjeçar i identifikuar Alessandro Asoli helmoi nënën e tij dhe partnerin e saj. 19-vjeçari u paraqit te karabinierët dhe nga hetimet e para rezulton të ketë problem psikiatrike.

10:12
Rritje rekorde e ekonomisë kineze në çerekun e parë të vitit

Ekonomia e Kinës u rrit për 18.3 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

10:07
Dalin FOTOT/ Çfarë ka ndodhur me Brad Pitt, aktori shfaqet në karrige me rrota

Aktori i njohur Brad Pitt është shfaqur sëfundmi në një karrige me rrota. Nuk do ta besoni, por ka qenë një dhëmballë e hequr që aktorin e ka bërë që të mos ecë vetë, por të shtyhet nga bodyguardi i tij në një karrige me rrota.

10:02
“Lëshoje!”/ Dalin pamjet e ekzekutimit të 13-vjeçarit nga policia në Chicago

Një 13-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje nga një efektiv policie në një ngushticë të errët në Chicago.

09:53
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në botë tejkalon 3 milionë

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në botë ka tejkaluar shifrën 3 milionë.

09:48
Basha marrëveshje me shoqatën e fasonëve: Ndryshim do të thotë taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 18% dhe heqje e taksës Rama

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me shoqatën e bashkuar të fasonëve. Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha tha fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite.

09:46
Sherr në lokal/ Të rinjtë thyejnë tavolinë e kompjuter, plagosin edhe policin që po i shoqëronte në Komisariat

Sherri mes dy të rinjve dhe disa personave të tjerë në Tropojë, ka përfunduar me plagosjen e një efektivi policie. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bajram Currit, ndërsa si pasojë e konfliktit autorët kanë thyer një tavolinë dhe kompjuter.

09:45
Plagosje me thikë në Kukës, 19-vjeçari në gjendje të rëndë, shpallet në kërkim autori

Një 21 vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me mjet prerës me shtetas.

09:40
Evis Kushi me vëllezërit e mirënjohur Zena: Krenare për ikonat e muzikës popullore të Elbasanit

“Është gjithmonë kënaqësi të takosh ikonat e muzikës popullore të Elbasanit, Mehdi dhe Demir Zena, thinjat fisnike dhe buzëqeshjen e ëmbël të të cilëve më kishte marrë malli t’i shoh nga afër” – shprehet Evis Kushi në një publikim të sajin në rrjete sociale ndërsa shfaqet duke konsumuar kafe me vëllezërit e mirënjohur Zena.

09:36
Punonjësit sezonalë që do të punësohen këtë vit në Greqi!

Punonjësit sezonalë që do të punësohen këtë vit në Greqi, do të kenë sigurime dhe shërbim shëndetësor falas.

09:32
Korçë/ Iu gjet një automatik pa leje dhe disa fishekë në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, nga fshati Turan.

09:27
Gazetari zbulon kur pritet t’i hapë Greqia kufijtë për shqiptarët

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe tha në “Wake Up” se Greqia mund të hapë kufijtë me Shqipërinë pas 15 majit, deri në 1 qershor.

09:25
Vaksinimi vjetor kundër koronavirusit mund të jetë i nevojshëm

Udhëheqësi i gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, tha se “ka gjasa” që njerëzve do t’iu duhet edhe një dozë shtesë e vaksinës kundër koronavirusit, brenda 12 muajsh nga vaksinimi i plotë.

09:25
“Mund të vaksinohemi çdo vit”- CEO i Pfizer: Qytetarëve mund t’i duhet edhe një dozë e tretë për t’u mbrojtur nga covid

“Është e mundur që qytetarët do të duhet të vaksinohen me një dozë të tretë brenda 12 muajve nga e dyta”, tha CEO i Pfizer, Albert Burla, ndërsa shtoi se vaksinimi kundër covid-it të ri me siguri mund të bëhet çdo vit.

09:06
Përrenjas/ U kap me 10.5 kg kanabis në makinë, pranga 48-vjeçarit

Një 48-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Përrenjas të Pogradecit.

08:50
FOTO/ Ndahen Ana dhe Arsimi, ish-konkurrenti i Përputhen bën veprimin e papritur

Ana dhe Arsimi, të dy ish-konkurrentë të “Përputhen”, ndonëse nuk e pranuan publikisht marrëdhënien e tyre na lanë të kuptonim se ata ishin në një lidhje.

08:48
EMRI/ Arrestohet shqiptari i rrezikshëm që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja për çfarë akuzohet

Policia e Fierit ka vënë në pranga shqiptarin Saimir Mehmeti, i cili akuzohet për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

08:38
Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Durrës

Dy shtetas janë vënë në prangat e policisë në Durrës për vepra të ndryshme penale.

08:21
Pjetër Shala del para Speciales më 19 prill

Pjetër Shala, i arrestuar në bazë të fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, do të paraqitet në sallën e gjyqit të këtyre dhomave në Hagë, më 19 prill.

08:15
Aksioni i Policisë së Tiranës/ Arrestohen disa qytetarë, mes tyre edhe i riu që ngacmoi seksualisht një 46-vjeçare

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi ka nga ngacmuar seksualisht një 46-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

07:38
Diell dhe temperatura deri në 14 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes rriten mundësitë për reshje.

07:08
Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

Zyrtarë të lartë të zbulimit amerikan thanë se plani për të tërhequr trupat nga Afganistani mund t’u japë grupeve terroriste si al-Kaida dhe Shtetit Islamik një mundësi për të rigjeneruar aftësitë që do t’u duheshin për të kryer një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara.

06:32
Kurat natyrale më të mira kundër dhimbjes së veshkave

Prania e gurëve në veshka shoqërohet me simptoma të ndryshme, ndër të cilët është dhimbja. Dhimbjet janë të mprehta që rrezatojnë në pjesën e poshtme të trupit.