Konferenca e tensionuar Dendias- Cavusoglu në Ankara/ Reagon për herë të parë Erdogan

16/04/2021 14:43

Konferenca e përbashkët për shtyp midis ministrave të Jashtëm të Greqisë e Turqisë, pas vizitës së kryediplomatit grek Dendias në Ankara, është zhvilluar mes një dialogu të tensionuar dhe akuzash dypalëshe para kamerave.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu “vendosi kufijtë e tij dhe i tregoi atij vendin”.

Ne patëm një atmosferë të ngrohtë në takimin e parë dhe madje i thashë që të vendoste ndonjë rrugë të mesme midis nesh, por më pas, në takimin Dendia-Tsavousglou, gjërat shkuan diku tjetër”, shtoi ai.

Top Channel