Rama flet nga Skrapari: Vendi i duhur për të folur për Ilir Metën! Ai bëri të pabëshmen, shkoi dhe u bashkua me Saliun

16/04/2021 15:03

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Skrapar duke përmendur Ilir Metën duke thënë se është vend ii duhur për ta komentuar.

Pasi foli për kompromisin me të dhe bashkimin me LSI, Rama thotë se bëri të pabëshmen kur u bashkua me Saliun duke e kthyer Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys.

Edi Rama: Këtu është vendi dhe koha e duhur për të folur më gjatë për Ilir Metën. Ilir Metës i jam falenderues sepse më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që njeriu mund të ketë në të gjithë Shqipërinë me kanionet dhe po ashtu i jam falenderues se ka qenë ai që më ka futur në shtëpitë tuaja.

Nuk do të doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes së madhe socialiste e progresiste të ishin arritur në këtë pikë ku s’ka kthim mbrapa. Në vitin 2009, Skrapari nuk e votoi, e bekoi Ilir Metën. Skrapari i dha bekim të madh në një betejë të cilën e nisi për arsyet e asaj kohe dhe në një betejë ku u duk sikur partia që ai krijoi ishte aty për t’ju dhënë hapësirë dhe vend shumë njerëzve të mirë e të ndershëm.

Në atë kohë sfida që bëri Ilir Meta ishte shumë e madhe. Në atë kohë, bashkë me të ishte edhe Spartaku në 2005 e kam fjalën. Ishin dhe shumë të tjerë. Pastaj gjërat ndryshuan për t’i dhënë të gjithë komunitetit socialist një mundësi të re dhe ne u bashkuam dhe fituam. Pastaj përsëri u ndamë. Ishte Skrapari që i qëdnroi dhe i tha vazhdo. Meta bëri të pabëshmen, shkoi dhe u bashkua me Saliun. Shkoi dhe u bashku me një forcë e cila nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje të brendshme, asnjë lidhje shpirtërore të asnjë lloj forme përvec asaj që krijohet natyrshëm në një shoqëri pluraliste.Faktikisht, Meta e ktheu Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys, gjërat shkuan si shkuan, përsëri me vullnet të mirë, me dëshirë, me bindjen që në fund të ditës gjërat personale dhe mosmarrëveshjet janë shumë të vogla përballë interesave të mëdha të vendit.

Top Channel