Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News në lidhje me spekulimet për përplasje me drejtuesit e LSI-së. Janë ngritur dyshime edhe për faktin se nuk përmendet në deklaratat e Presidentit Meta, i cili bën thirrje të vazhdueshme për të votuar të rinjtë.

Luan Rama theksoi se Metës i intereson që të nisë procesi i integrimit euripian dhe fakti që nuk e përmendin nuk i bën përshtypje pasi emir i tij njihet prej vitesh, ndaj është dakord që t’i jepet mbështetje të rinjve.

Rama: Presidentit i intereson Vlora se i intereson Shqipëria dhe të rinisë menjëherë pas 25 prillit procesin e vonuar të integrimit europian. Kryemadhi ka qenë në Vlorë dhe do të vijojë në një miting madhështor për këto ditë të fundit të fushatës.

Unë jam një emër publik dhe politik që prej 30 vitesh. Emri im nuk ka nevojë për suporte se e ka  vlerën e vet në këto vite të nagazhimit politik. Jam dakord me Metën që duhen votuar të rinjtë. Nëse nuk votohen të rinjtë, humbet kauza e LSI. Jam këtu për ta inkurajuar këtë lëvizje, për të mbështetur numrin 2 e 4 se ata emra i kam vënë unë në listën e LSI dhe jam në mbështetje të tyre dhe do jem i lumtur që secili të marrë vota më shumë se unë.

Në Vlorë ka arsye të qenësishme të bëhen bashkë dhe 25 prillit të jetë një fitore dhe pa LSI nuk mund të ketë fitore as në Vlorë as në Shqipëri. I ftoj që të fokusohen tek numri 6, tek LSI sepse do të jetë shtylla kurrizore, palca dhe zemra e fitores në Vlorë.

Top Channel