Ish shkolla veterinare në Shkodër, e cila ka rreth 30 vite jashtë funksioni, është përcaktuar nga KQZ dhe Bashkia e Shkodrës, per të vendosur 4 qendra të votimit.

Në këtë godine tërësisht të amortizuar, mes mbeturinave dhe pa asnjë lloj sigurie, do të duhej të votonin rreth 2500 banorë të lagjes se Kirasit.

Pamjet flasin vetë, ku kjo godinë nuk përmbush asnjë standard. E kontestuar që prej vitit 1992 për shkak të kushteve por rregullisht në të gjitha zgjedhjet ish shkolla veterinare ka qenë qendër votimi dhe ketë e tregojnë edhe materialet zgjedhore të mbetura në këto ambjente.

Pas publikimit të pamjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi menjehere që dy nga 4 qendrat e votimit të përcaktuara të zhvendosen në qendrën komunitare numër 1, ndërsa për dy të tjerat, bashkia e Shkodres ka premtuar që brenda 1 jave do ti rikonstruktojë që me 25 Prill qytetarët të votojnë në këtë godine.

Top Channel