Fier/ Plagosi me armë zjarri 33-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, në kërkim autori

16/04/2021 15:26
Foto ilustruese

Një 33-vjeçar është plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në fshatin Sulaj të Fierit.

Dyshohet se autori është shtetasi R. M., 44 vjeç, i cili në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, është identifikuar autori dhe ka nisur krehja e zonës për kapjen e tij.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes .

Top Channel