“Votoni PS më 25 prill”/ Fushata e kandidatëve socialistë të Durrësit

16/04/2021 15:13

Kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin kërkuan mbështetjen e banorëve të lagjes 17 për zgjedhjet e 25 prillit.

Klodiana Spahiu përmendi mirë menaxhimin e situatës së tërmetit dhe pandeminë si dy arsye sepse durrsakët duhet të votojnë sërish socialistët.

Lagjia 17 në Durrës ishte një nga lagjet më të goditura nga tërmeti. Kryebashkikja. Emiriana Sako bëri me dije se ka nisur puna për përforcimin e pallateve DS4 dhe të gjithë pallatet e shembur do të ndërtohen nga e para aty ku kanë qenë.

Top Channel