Evis Kushi në Elbasan, me votues për herë të parë: Arsimi dhe punësimi, në vëmendje të veçantë gjatë mandatit të ardhshëm të PS-së

16/04/2021 14:54

Evis Kushi, kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Elbasanit, ka zhvilluar një takim me të rinj e të reja nga Elbasani, të cilët janë votues për herë të parë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kushi shprehet se ka diskutuar me të rinjtë për një sërë çështjesh që lidhen kryesisht me arsimin, punësimin dhe rininë në përgjithësi.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, mora mendime dhe sugjerime shumë të vlefshme që do t’i kemi në vëmendje të veçantë gjatë punës tonë në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste“, shton Kushi.

 

Top Channel