Meta flet nga Vlora: Denonconi çdo ofertë për të shantazhuar votën, votoni ata që…

16/04/2021 11:38

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Vlorë ku i fton të gjithë banorët e këtij qyteti që të denoncojnë çdo ofertë për të blerë votë.

Ndër të tjera i fton që të votojnë për kandidatët që luftojnë korrupsionin dhe ata që bëjnë gjasme sikur e luftojnë korrupsionin.

Meta: I ftoj të gjithë qytetarët e Vlorës të denoncojnë çdo ofertë, t’i qëndrojnë fort çdo presioni, çdo oferte për të shantazhuar votën dhe i ftoj të gjithë që të votojnë për kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin dhe jo që bëjnë gjasme sikur e luftojnë sepse korrupsioni, kapja e shtetit dhe bandiditn e importuar nga Astiri që ka ardhur vetëm për të bërë presione është problemi kryesor pse largohen të rinjtë e të reja.

Kam vetëm një interes, Vlora e vlonjatëve sepse nuk do të doja që të takoja nga Bangladeshi e India se kudo që të shkojnë, nuk do gjejnë vend më të bukur se Shqipëria dhe qytet më të bukur se Vlora. E dimë kush e nxit shpopullimin e rinisë me një formë të re të instalimit.

Top Channel