Të shtëna me armë në Indianapolis, tetë të vdekur në zyrën postare

16/04/2021 11:53

Tetë persona janë vrarë dhe shumë janë plagosur në një të shtënë në qytetin amerikan Indianapolis, thotë policia.

Dëshmitarët dëgjuan disa të shtëna me armë në një strukturë të FedEx dhe njëri tha se ai kishte parë një burrë që gjuante me një armë automatike.

I armatosuri, që mendohet se po vepronte vetëm, raportohet të ketë vrarë veten. Autoritetet thanë se nuk ka më kërcënim për sigurinë publike.
Sipas policisë, disa nga të plagosurit janë në spital. “Ndërsa oficerët mbërritën, ata ranë në kontakt me një incident aktiv të shtënave“, tha zëdhënësja e policisë së qytetit Genae Cook, duke shtuar se ai kishte ndodhur rreth orës 23:00 me kohën lokale.

Pas një kontrolli paraprak të terrenit, brenda dhe jashtë, ne kemi lokalizuar tetë persona të vdekur në vendin e ngjarjes, shton zëdhënësja. Arsyeja që e shtyu autorit drejt këtij akti ekstrem mbetet e paqartë.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Top Channel