Oficeri qëlloi për vdekje 13-vjeçarin/ Policia e Chicagos publikon videon

16/04/2021 12:22

Policia e Chicagos ka publikuar pamjet grafike të një oficeri që qëllon për vdekje një djalë 13-vjeçar në një rrugicë të errët.

Videoja e kamerave të trupit tregon policin duke bërtitur “lëshoje” përpara se të qëllonte Adam Toledo një herë në gjoks në 29 mars, shkruan BBC.
Djali nuk duket se mban armë kur u qëllua, por video e policisë tregon një pistoletë afër vendit ku ai bie.
Protesta të vogla u mbajtën të enjten në mbrëmje rreth Chicagos, kundër veprimit të oficerit.

Publikimi i videos vjen pas një tjetër rasti fatal, ku në 11 prill një oficer qëlloi drejt Daunte Ëright, në periferi të Minneapolis.

Kjo ngjarje ka shkaktuar protesta të dhunshme ndërsa qyteti pret rezultatin e gjyqit të Derek Chauvin, oficerit të akuzuar në vdekjen e George Floyd.

Top Channel