Tajlanda regjistron 1.581 raste të reja me COVID-19, shifër rekord që nga shpërthimi

16/04/2021 13:13

Tajlanda ka regjistruar një shifër rekord prej 1.582 rastesh të tjera të koronavirus pas festës tradicionale të kësaj jave të Vitit të Ri Tajlandez.

Rastet e reja shënuan numrin më të lartë një-ditor që nga shpërthimi i pandemisë.

Qendra e administrimit të situatës me COVID-19 njoftoi se rastet e reja çuan numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 39.038, përfshirë 97 viktima.

Ministri i Shëndetit Publik, Anutin Chanvirakul, tha se pavarësisht nga numrat, qeveria është e bindur se mund të tejkalojë krizën aktuale të koronavirusi pa pasur nevojë për një bllokim mbarëkombëtar.

“Nuk kemi parë asnjë pikë për të vendosur një bllokim për momentin”, tha Chanvirakul pas një takimi të komitetit kombëtar për sëmundjet ngjitëse.

Chanvirakul tha se cikli aktual i virusit është vetëm dy javë i vjetër dhe se qeveria po merr një bashkëpunim të mirë nga të gjithë palët e interesuara.

“Ajo që duhet të shohim tani është më pak lëvizshmëri. Nëse mund ta bëjmë këtë, patjetër që muajin e ardhshëm do të shohim një numër në rënie të infeksioneve të reja”, shtoi ai.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetit Publik e Tajlandës u bëri thirrje njerëzve që jetojnë në zona me rrezik të lartë të punojnë nga shtëpia dhe të qëndrojnë në shtëpi, me qëllim për të kufizuar trajektoren në rritje të infeksioneve me COVID-19, që pritet të arrijë kulmin pas festivalit të kësaj jave.

Ministria ka përcaktuar zonat me rrezik të lartë si zona të kuqe, përfshirë provincat Bangkok, Chiang, Mai, Chon Buri, Prachuap Khiri Khan, Samut Prakan, Samut Sakhon, Pathum Thani, Sa Kaeo dhe Narathiwat.

Top Channel