Rama: Jo ftesë për bashkëqeverisje! Në Tiranë synojmë 19 deri në 20 mandate

16/04/2021 15:12

Sheshi përpara stadiumit Air Albania ‘u pushtua’ nga gratë e vajzat, në mbështetje të PS e cila në Tiranë synon fitimin e 19 deri 20 mandateve. Edi Rama shpjegoi se çfarë është ftesa për bashkëpunim me Lulzim Bashën.

“Nuk është një thirrje për të bërë një qeveri bashkë, siç bëri Saliu qeverinë me këtë Liken nga halli, kur nuk kishte votat, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesat e tyre. S’ka lidhje fare”.

Dallimin mes PS dhe PD Rama e ilustroi me një mesazh të një gruaje burri së cilës ishte zhytur në botën e basteve tashmë të mbyllura.

“Më ke shpëtuar, burri humbte lekët në baste. Në bast me jetën e shqiptareve nuk vëmë,me të ardhmen e njerëzve tanë nuk vëmë, ne bast me shkollën e fëmijëve nuk vëmë, nuk luajmë bixhoz me bebet që sa lindin. Ka blerje votash me lekë por ka blerje vote nga PD njësoj si në bixhoz, si Rrapush Xhafer”.

Ftesa e Ramës ishte që gratë dhe vajzat duhet të marrin në dorë fatin e votës në 25 prill.

“Është shumë e rëndësishme që gratë që dinë të kujdesesh në një kohë të vështirë duhet të marrin fatin e votës në 25 prill se askush më mirë nuk e kupton të dorëzohesh kur zhgënjehesh Ka një rrugë vetëm 25 prill PS. Më 25 prill gruaja PS burri PD, kush do të kenë një burrë të luaj bixhoz të votojë PD”.

Top Channel