E hënë, 26 Prill 2021
22:59
Edhe Peqini i majtë/ Fiton me 6702 vota

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Peqin.

22:49
(Video) Edhe humbja pritet me entuziazëm! Numërohen votat e fundit në favor të PS-së në Kombinat, kundërshtarët brohorasin për PD-në

Partia Socialiste kryeson me një rezultat të thellë në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

22:37
KQZ merr masa: Gjobë për 18 KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të kutive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një deklaratë për media së fundmi, ku bëjnë me dije se janë sanksionuar anëtarët që kanë ndërprerë procesin e numërimit të votave gjat ditës së sotme.

22:17
Rast i veçantë në Finiq/ Kutia e votimit të fshatit Livinë gjendet e hapur, zhduken mbi 500 fletë boshe…

Kutia e votimit të fshatit Livinë, në Finiq është vlerësuar e pavlefshme dhe rasti i është dërguar për shqyrtim KQZ-së.

22:09
Mbërrijnë 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer, Rama: Vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 8190 doza të vaksinës Pfizer gjatë mbrëmjes së sotme.

22:04
Xhaçka takim me delegacionin e OSBE/ ODIHR: U vlerësua puna e mirë për standardet zgjedhore

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e delegacionit të OSBE/ODIHR-it.

22:03
Lezhë/ PS fiton në KZAZ 12, përfundimi i procesit të numërimit të votave shoqërohet me duartrokitje

Numërimi i votave ka përfunduar në KZAZ 12 në Bashkinë e Lezhës.

21:57
Partia Socialiste, forcë e parë dhe në Patos, merr 7707 vota

Procesi i numërimit ka përfunduar në Patos dhe Partia Socialiste ka fituar me 7707 vota.

21:55
Qarku i Korçës/ Përfundon numërimi në KZAZ nr. 73, kryeson PS, por me rezultat të ngushtë nga PD

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ nr. 73 Korçë.

21:50
Plagos veten me armë zjarri i riu në Rrogozhinë, dyshohet se…

Një 30 vjeçar është plagosur me armë zjarri në Rrogozhinë.

21:43
Përfundon numërimi në Malësi të Madhe/ Edhe pse me rezultat të ngushtë nga PS kryeson PD

Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Malësisë së Madhe.

21:35
Vijon procesi i numërimit në Kurbin, PD në avantazh me 2277 vota më tepër se PS

Vijon procesi i numërimit të fletëve të votimit në KZAZ nr. 15, në Kurbin, ku deri më tani janë hapur vetëm 38 kuti nga 74, ndërkohë që dy kuti janë në proces numërimi.

21:28
Shijak, numëruesit besimtarë ndërpresin procesin për shkak të Ramazanit

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë për disa caste në një KZAZ në Shijak për shkak të numëruesve besimtarë.

21:02
Vijon procesi në qarkun e Vlorës, përfundon numërimi në disa KZAZ

Në qarkun e Vlorës vijon numërimi i fletëve të votimit.

20:49
Përfundon numërimi në Mat dhe Klos, fitore për PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në Mat, Klos, ndërkohë që vazhdon numërimi me ritme të shpejta në Bulqizë dhe Peshkopi.

20:46
Mallakastër/ Përfundon procesi i numërimit të votave në KZAZ 62, PS fiton me 46.99%

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në KZAZ 62 në bashkinë Mallakastër ku janë numëruar 58 kuti votimi.

20:38
Ndërpritet puna në Kamëz, numërimi nis nesër në mëngjes

Pasditen e sotme është ndërprerë numërimi në KZAZ nr. 27 në Kamëz dhe mesa duket puna nuk do të rinisë më për sot!

20:32
Nuk befason Rrogozhina, fiton PS me 1300 vota diferenca ndaj PD-së

Procesi i numërimit në Rrogozhinë ka përfunduar, duke nxjerrë fituese Partinë Socialiste.

20:28
Veliaj shpall fitoren e PS në Malësinë e Tiranës: Sot kemi një super rekord!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kandidati për deputet Xhemal Qefalia ka shpallur fitoren e PS për zonat rurale duke thënë se kanë arritur në numër rekord me shifrat në zonën e Kërrabës dhe të Shën Gjergjit.

20:19
Përfundon numërimi në Kukës, PD fitore të thellë ndaj PS-së

Kukësi bëhet qarku i parë ku ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit, në të 141 qendrat e votimit.

20:03
Shkëputet energjia elektrike në QV në Vorë, ndërpritet procesi …

Është ndërprerë energjia elektrike për disa momente në qendrën e votimit në Vorë.

19:47
Përfundon numërimi në Delvinë dhe Finiq/ PS merr fitoren

Numërimi i fletëve të votimit ka përfunduar plotësisht në Delvinë, ku u votua në 23 qendra.

19:45
Policia ndërhyn në KZAZ nr. 47 Elbasan, prania e madhe e njerëzve shqetëson numëruesit

KZAZ nr. 47 në Elbasan ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën e policisë që për shkak të zhurmës dhe problemeve të mëdha që shkaktojnë një grumbull i madh njerëzish pranë vendeve të numërimit, lodhjes disa orëshe tashmë të numëruesve, KZAZ ka kërkuar ndihmën e policisë

19:43
PS dhe PD ‘kokë më kokë’ në Dibër, diferencë e ngushtë me 50 vota

Partia Socialiste, deri më tani numëron rreth 50 vota më shumë se Partia Demokratike, por kutitë e panumëruara ende mund të përmbysin rezultatin.

19:39
Kutitë hapen në mënyrë selektive? Celibashi e mohon në mënyrë kategorike: Gjithçka është bërë sipas rendit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka mohuar që kutitë me fletët e votimit të jenë hapur në mënyrë selektive duke thënë se gjithcka është bërë sipas rendit.

19:32
“Punon tani”/ Celibashi bën batuta për faqen e KQZ, përcakton orën për monitorimin e KZAZ

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka thënë se në orën 22:00 do të bëhet monitorimi i të gjitha qendrave të votimit për të vlerësuar procesin e numërimit.

19:26
KQZ bie dakord me raportin e OSBE/ODIHR, Celibashi: Vlerësimet janë realiste! Komenti për problemet e anëtarëve të KZAZ

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

19:17
Pas Gjirokastrës, ndërpritet numërimi edhe në Kamëz

Pas Gjirokastrës, është ndërprerë numërimi edhe në KZAZ nr. 27 në Kamëz.

19:12
Ndërpritet numërimi në Gjirokastër, numëruesit: Jemi të lodhur!

Është ndërprerë numërimi i votave në Gjirokastër dhe mësohet se grupet e numërimit do të kthehen pas dy orësh.

19:06
Tension mes numëruesve dhe vëzhguesve, përleshen në qendrën e numërimit në Vlorë

Numëruesit dhe vëzhguesit, në pallatin e sportin në Vlorë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

18:57
Përfundon numërimi në Lushnjë, kryeson PS me 9747 vota

Ka përfunduar plotësisht numërimi i votave në KZAZ nr. 55 në Lushnjë.

18:53
“Çfarë është ajo armë aty”, banorët e zonës frikësohen nga sherri në Rrogozhinë

Top Channel ka siguruar pamje nga paniku i banorëve të zonës pas përplasjes fizike të simpatizantëve jashtë qendrës së numërimit në Rrogozhinë.

18:52
Përfundon numërimi në bashkinë e Roskovecit, fiton PS, merr 1332 vota më shumë se PD

Bashkia e Roskovecit nxjerr fituese Partinë Socialiste, me 6276 vota.

18:51
Në Yrshek vijon numërimi me ritme të ngadalta, numërohen vetëm 10 kuti

Në Yrshek po vijon procesi i numërimit me ritme të ngadalta.

18:39
Paskuqanin e fiton PD me 8835 vota, PS numëron 6663 vota dhe LSI 1089 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në njësinë administrative të Paskuqanit, ku është shpallur fituese PD me 8835 vota, ndërsa PS ka marrë 6663 vota, teksa LSI numëron 1089, ndërsa PSD 786 vota.

18:24
Kulluri ironizon rëndë Bashën, që reklamon humbjen e zgjedhjeve si fitore. Ja çfarë pritet në PD

Edvin Kulluri, i ftuar në Top Talk thotë se rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve parlamentare, tregojnë humbje për Partinë Demokratike.

18:21
Përfundon numërimi në Gramsh, kryeson bindshëm PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Gramshit.

18:09
Video skandali i Etion Jokës/ Zbulohet biseda e kandidatit të LSI me Ditmir Bushatin: Më ka thënë se PS nuk i kalon 62 mandate

Top News ka siguruar një tjetër bisedë të kandidatit të LSI, Etion Joka, i cili i referohet një bisede me ish ministrin Ditmir Bushati në lidhje me sondazhet e realizuara nga vetë Edi Rama.

18:03
PS kryeson në Korçë me 31.327 vota, e ndjekur nga PD me 28.112 vota dhe LSI me 4.800 vota

Vijon puna në KZAZ nr. 74 në qarkun e Korçës, ku puna ka ecur me ritme të shpejta dhe mbeten vetëm 25 kuti votimi për tu numëruar në këtë KZAZ.

17:58
Ulje drastike e shifrave gjatë 24 orëve të fundit/ 69 raste të reja dhe 1 humbje jete nga koronavirusi

Shifrat e rasteve me koronavirus kanë pësuar rënie drastike gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar 69 raste të reja nga 994 testime dhe vetëm një viktimë nga Covid-19.

17:43
‘Çlodhen’ komisionerët dhe rikthehen në punë, rinis puna në KZAZ nr. 90 në Sarandë

Ka rinisur procesi i numërimit në KZAZ nr. 90, në Sarandë.

17:34
Vijon procesi i numërimit në Shijak, kryeson PS me 3237 vota, e ndjekur nga PD me 1956 vota

Vijon numërimi në Shijak. Në 22 kutitë e para në KZAZ nr.25 rezulton forcë e parë PS me 3 237 vota e ndjekur nga PD me
1 956 dhe LSI me 425 vota.

17:29
Numërohet shumica e kutive në Mallakastër e Patos/ Partia Socialiste në avantazh

Në bashkinë e Mallakastrës dhe Patosit, Partia Socialiste kryeson, me më shumë se gjysmën e kutive të numëruara.

17:24
Ndërpritet procesi i numërimit në Rrogozhinë/ Momenti i sherrit jashtë qendrës së numërimit (VIDEO)

Një përplasje e dhunshme ka nisur mes simpatizantëve të forcave politike jashtë qendrës së numërimit.

17:19
Numërohen 23 kuti votimi në Tepelenë, kryeson PS me 3433 vota

Në rrethin e Tepelenës ka përfunduar numërimi i 23 kutive të votimit.

17:10
Mbyllet numërimi në Prrenjas dhe Belsh, fiton Partia Socialiste

Partia Socialiste është fituese në Belsh dhe Prrenjas.

17:09
BE-ja padit AstraZeneca-n

Bashkimi Evropian tha të hënën se ka nisur veprime ligjore kundër kompanisë farmaceutike AstraZeneca në lidhje me mungesat në dorëzimin e vaksinave kundër koronavirusit.

15:59
Veliaj: PS, super-fitore edhe në Dajt! Kemi siguruar 52% të votave

Erion Veliaj, drejtuesi politik i PS në Tiranë dha lajmin e mirë se Partia Socialiste ka fituar edhe zonën e Dajtit. Në një deklaratë nga selia rozë, Veliaj tha se PS ka fituar në Dajt me 52%.

15:57
(Video) Tensione në qendrën e numërimit në Delvinë/ Kryetari i KZAZ-së pretendon se kanë hyrë njerëz me autorizime të rreme

Numëruesit e bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.

15:52
Deklarata e vëzhguesve të OSBE-ODIHR/ Shefja Gacek: Shitblerja e votës ka qenë problem dhe duhet luftuar

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

15:51
Mbyllet numërimi në Klos, fiton PD me 36 vota më shumë se PS

Rezultati i zgjedhjeve në bashkinë e Klosit është në favor të Partisë Demokratike.

15:38
Ndalon procesi i numërimit në Maliq/ Diferencë e ngushtë mes PS dhe PD

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Maliqit është ndalur për shkak të lodhjes së numëruesve.

15:36
Flet OSBE/ODIHR: 25 prilli, më mirë se fushata! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

15:25
Zgjedhjet 2021/ Ambasadori anglez komenton zhvillimin e procesit: Herët për të dalë në një përfundim

Ambasadori anglez, Duncan Norman ka komentuar nga një qendër numërimi në Vlorë votimin në vend.

15:05
“Të ruajmë qetësinë”, Yuri Kim: E gjithë bota me sytë nga Shqipëria

Teksa kanë dalë tashmë rezultatet e para të zgjedhjeve në vend, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndoqi të njëjtën linjë me kreun e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca duke kërkuar që palët politike të mos nxitojnë në përfundime.

14:52
Plagoset me sende të forta një 37-vjeçar në Vlorë, policia jep detajet

Një 36-vjeçar ka plagosur me sende të forta një 37 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Partizani”,  në Vlorë.

14:38
Në pritje të OSBE/ ODHIR, del raporti i parë ndërkombëtar: Zgjedhjet u zhvilluan në ambient politik shumë të polarizuar dhe të tensionuar!

Deklarata e Gjetjeve dhe Përfundimeve Paraprake të ENEMO, zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit 2021, Shqipëri.

14:33
Grida Duma Nga Kavaja: Në këto momente fillon numërimi i fitores

Kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma në një deklaratë për mediat nga Kavaja, tha se do të ketë rezultat pozitiv për këtë zonë.

14:14
Mbyllet numërimi në Cërrik, kryeson PS me 8629 vota

Numërimi i kutive të votimit në Cërrik, KZAZ 46 ka përfunduar.

14:04
VIDEO/ PS ‘rrëmbeu’ fitoren në Kolonjë, simpatizantët socialistë nuk e fshehin dot gëzimin. Ja ç’bëjnë

Partia Socialiste ka rrëmbyer fitoren në Kolonjë dhe simpatizantët socialistë nuk e kanë fshehur dot gëzimin.

13:47
Humbje e thellë edhe në vendlindjen e Metës për LSI-në

LSI po humb thellë në qarkun e Beratit siç tregojnë rezultatet e deritanishme

13:24
Sot mbërrijnë edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë sot një lajm të rëndësishëm përsa i përket procesit të vaksinimit.

13:15
Soreca: Mos të nxirren konkluzione pa përfunduar numërimi

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, pasi inspektoi procesin e numërimit në “Shkollën e Kuqe”, në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet, u ndal për një prononcim për mediat.

13:05
Rezultati negativ i PD në zgjedhje? Pas Fatos Hoxhës reagon dhe Arben Ristani: Nuk kish si ndodhte ndryshe

Pas Fatos Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi I ish Sekretarit të Përgjithshëm të PD Arben Ristani i cili ka kritikuar Lulzim Bashës për rezultatin negativ në këto zgjedhje.

13:04
Mbyllet numërimi edhe në Pukë, fiton PS

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Puka ka votuar Partinë Socialiste. Në këtë qytet ka përfunduar numërimi i 20 kutive të votimit dhe PS ka fituar me 2820 vota, PD me 2216, ndërsa LSI 279 vota.

13:03
Konsulli grek vizion qendrën e numërimit të votave në Gjirokastër

Konsulli grek, Dhimitrios  Saharidhis ka vizituar ditën e sotme qendrën e numërimit të votave në Gjirokastër.

12:57
Numërimi i votave/ Debat mes komisionerëve të PD dhe PS në Finiq

Komisionerët e KZAZ 91 në Finiq janë përfshirë në debat me njëri-tjetrin për vijimin e numërimit të kutive të votimit.

12:49
Mbyllet numërimi/ PS fiton bindshëm në Kolonjë

Në Kolonjë është mbyllur procesi i votimit dhe Partia Socialiste ka mundur të marrë një fitore të thellë ndaj PD dhe LSI.

12:47
Rinis numërimi në njësinë 5, udhëheq PS

Në njësinë 5 në kryeqytet deri më tani janë numëruar 15 qendra votimi nga 95 në total.

12:37
“Defender 21”/Nis sot stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, mbërrin në Durrës anija e SHBA-së

Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor ka nisur sot me mbërritjen e anijes “Bob Hope”.

12:32
Mbyllet numërimi edhe në Tropojë/ PD fitore të thellë ndaj PS-së

Procesi i numërimit është mbyllur edhe në Tropojë, ku raportohet se fitues ka dalë Partia Demokratike me 6443 vota ose 66.37%.

12:25
Basha: PS ka humbur thellë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim nga selia e PD ku foli për humbje të PS.

12:23
PS kryeson ndaj PD/ Bora Muzhaqi thirrje numëruesve të opozitës: Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin përfundimtar

Ndërsa procesi i numërimit vijon, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste e renditur e 31 në listën e Tiranës, Bora Muzhaqi në një deklaratë për mediet i ka bërë thirrje numëruesve të opozitës që të vazhdojnë numërimin e votave pa humbur kohë.

12:15
Veliaj: Super rezultat tek Njësia 12, rekord i ri për Partinë Socialiste me 55% të votave

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste Erion Veliaj, pas fitoreve të thella në Njësinë 10 dhe Bërzhitë, ka shpallur rezultatin fitues për Partinë Socialiste edhe në Njësinë 12.

12:05
Pasi dha dorëheqjen e parevokueshme, Tom Doshi e konfirmon: Po, do bëja koalicion me PS-në! Me Bashën asnjëherë

Tom Doshi, kryetari i dorëhequr i PSD-së, nga Shkodra ka thënë se është i gatshëm të bëjë koalicion me PS. Në një prononcim të shkurtër për media, Doshi shprehet se me Lulzim Bashën nuk do të bashkohet asnjëherë në koalicion.

12:04
Fatos Hoxha revoltohet me Bashën: PD është në buzë të greminës, në pragun e rrugës pa kthim. Ta shpëtojmë

Me daljen e rezultateve të para që nxjerrin PS fituesi, kanë filluar edhe akuzat e para nga demokratët ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha.

11:44
Ndërprerja e procesit të numërimit/ Celibashi thirrje partive politike: Nëse komisionerët janë të lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë!

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka përsëritur thirrjen për numëruesit dhe anëtarët e qendrave të numërimit që të kthehen në detyrë dhe të vijojnë punën.

11:33
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Arrest me burg për Arbër Paplekën, detyrim paraqitje të tjerët

Gjykata ka dhënë masën Arrest me burg për Arbër Paplekën, dhe detyrim paraqitje të tjerët për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill në Elbasan.

11:20
Ndërpritet procesi i numërimit në disa Bashki, komisionerët ‘sfidojnë’ Kreun e KQZ-së: Jemi lodhur!

Disa Bashki në vend është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për shkak se komisionerët thonë se janë lodhur.

11:14
Dha dorëheqjen e parevokueshme! Tom Doshi: Unë nuk hyj në parlament, por partia jonë do jetë aty! Lakim i pavend dhe tendencioz i emrit tim!

Tom Doshi ka deklaruar pasi dha dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i deputetit. Ai thotë se pavarësisht dorëheqjes së tij PSD do jetë në parlament dhe do vijojë ta drejtojë atë.

11:07
Ish-zëdhënësi i Tony Blair paralajmëron fitore të Ramës

Alastair Campbel ish-drejtori komunikimit në qeverinë e Tony Blair, ka publikuar një mesazh në Teitter ku paralajmëron një fitore të mandatit të tretë qeverisës për Ramën.

10:55
Rezultati në njësinë 10 në Tiranë, Tabaku: Kemi rritje me 1200 vota

Në një prononcim për mediat të parin pas shpalljen së rezultatit në njësinë 10 në Tiranë, nga selia e PD, ish deputetja Jorida Tabaku u shpreh se njësia 10 në Tiranë është rezultati më i mirë për Partinë Demokratike.

10:55
“Numëruan vetëm 15 kuti”- Erion Braçe denoncon: Komisionerët e PD e LSI në Divjakë janë ‘zhdukur’ që prej orës 05:30

Kandidati i për deputet, i renditur i pari në listën e PS në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka denoncuar faktin se numëruesit e PD dhe LSI në KZAZ Divjakë që prej orës 5:30 të mëngjesit të sotëm kanë braktisur punën dhe nuk dihet se ku janë.

10:49
Përmet/ Përfundon numërimi në 24 qendra votimi. PS fitore të dukshme

Në KZAZ 76 në Përmet ka mbaruar procesi i numërimit.

10:32
Veliaj ironizon numëruesit e opozitës: Mbase disa duan gjumin, por ju lutem kthejuni punës!

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Socialiste, Erion Veliaj i ka bërë thirrje numëruesve të opozitës që kanë vendosur të ndërpresin numërimin, që të rikthehen dhe të vazhdojnë punën për të pasur një rezultat përfundimtar sa më parë.

10:00
“I priu shqiptarët drejt ditës së bardhë”/ Rama uron: Gëzuar festën e Zojës së Shkodrës

Kryeministri Rama në një postim në facebook ka uruar festën e Zojës së Shkodrës, Zojës së Shqipërisë

09:45
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Mbërrijnë në gjykatë Arbër Paplekaj bashkë me të akuzuarit e tjerë! Prokuroria kërkon burg për të gjithë

Arbër Paplekaj i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka mbërritur  i pari në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie bashkë me të akuzuarit e tjerë.

09:37
Fitorja e PS në njësinë nr.10/ Veliaj: Faleminderit Fatmir Xhafaj! Numëruesit tanë do punojnë me orare të zgjatura, ftoj të bëjnë të njëjtën gjë edhe të opozitës

Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, për Partinë Socialiste, Erion Veliaj ka dalë në një deklaratë për fitores së PS në njësinë nr.10, ku ishte implementuar edhe votimi elektronik.

09:35
Fushë-Arrëz dhe Has/ Përfundon numërimi, fiton PD. Ja sa vota ka mundur të sigurojë PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 16 qendra të votimit në Fushë-Arrëz dhe Has. Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar është shpallur fitues ndaj Partisë Socialiste.

09:23
Si janë rezultatet? Në Has procesi drejt fundit/ Tropojë dhe Kukës prin…

Procesi i numërimit të votave vijon me ritme normale ne disa qarqe.

09:11
Fatmir Xhafaj lë pas të gjithë socialistët në njësinë nr.10/ Agron Shehaj merr më shumë vota se Basha e Berisha. Po Kryemadhi?

Në njësinë nr.10 në Tiranë ku u implementua votimi elektronik është mbyllur procesi i numërimit dhe fitues ka rezultuar PS me 6007 vota, ndjekur nga PD-AN me 4550 vota, si dhe LSI me 628 vota.

08:36
Përfundon numërimi i votave në Himarë

Mbyllet numërimi i votave në Himarë.

08:36
Celibashi: Herët për të folur për Doshin! Rezultatet mund të dalin për 48 orë, partitë t’i lënë lojërat e komisionerëve ‘të sëmurë e të lodhur’

Kreu i KQZ Ilir Celibashi në një deklaratë nja njësia 10 ku u shpall rezultati i votimit atje, foli edhe për procesin e numërimit dhe shanset që të dalë rezultati më shpejt.

08:17
Votimi elektronik/ Mbyllet numërimi në njësinë nr.10, udhëheq PS me 6007 vota, ndiqet nga PD-AN dhe LSI

Në njësinë nr.10 ku u implementua votimi elektronik ka dalë fitues Partia Socialiste me 6007 vota, e dyta renditet PD-AN me 4550 vota, si dhe LSI me 628 vota.

08:08
Ndërpritet numërimi i votave në Shijak

Numërimi i votave është ndërprerë në Shijak.

08:03
“Me vullnetin tim të lirë”/ Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit: Është e parevokueshme

Tom Doshi ka hequr dorë nga mandati i deputetit.

07:49
Peshkopi dhe Gjirokastër, gati 1500 vota të pavlefshme

Numërimi vijon ende, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e pra.

07:36
Numërimi/ Kamëz-Paskuqan, PS rritje krahasuar me 2017-ën

Në Paskuqan ndërsa vijon numërimi i votave, votat e numëruara deri më tani tregojnë se PS është në rritje në krahasim me vitin 2017.

07:15
Bulqizë, Burrel, Klos, Shkodër/ Rezultatet e para, kush kryeson

Në Bulqizë dhe Burrel janë numëruar 26 kuti.

07:08
Vuçiç pret që dialogu të vazhdojë në maj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një takimi në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm për dialogun të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, deklaroi se ai pret që të pranojë ftesë për vazhdimin e dialogut me Kosovën në mesin e muajit maj.