Teksa kanë dalë tashmë rezultatet e para të zgjedhjeve në vend, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndoqi të njëjtën linjë me kreun e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca duke kërkuar që palët politike të mos nxitojnë në përfundime.

”E rëndësishme tani është që të ketë një proces racional për zgjidhjen e çështjen. E gjithë bota është me sytë nga Shqipëria. Miqtë tuaj veriorë, miqtë perëndimor, Spanja, por edhe miqtë tuaj në SHBA të gjithë, po shikojnë që ju t’ia dilni me sukses. Është një gjë e mirë që shohim sesi numëruesit janë të angazhuar në maksimum. Në duam që ata të punojnë pa u lodhur. Votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet këtu janë duke bërë punën e tyre. Tani detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të jenë të qetë dhe të presin rezultatin. E di që ne entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren por nuk kemi arritur deri aty. Le të ruajmë qetësinë”, ishte mesazhi i Kim.

Soreca më herët theksoi gjithashtu se të gjithë po presin me qetësi rezultatin.

“Derisa të numërohet edhe vota e fundit nuk duhet të dalim në përfundime”, u shpreh ai, në një apel që synon qartazi shmangien e tensioneve në këto momente kur pritet vulosja e fatit të këtyre zgjedhjeve.

Top Channel