Deklarata e vëzhguesve të OSBE-ODIHR/ Shefja Gacek: Shitblerja e votës ka qenë problem dhe duhet luftuar

26/04/2021 15:52

Vëzhguesit e OSBE/ODIHR po prezantojnë raportin paraprak lidhur mbi ecurinë e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Shefja e delegacionit të OSBE-ODIHR, Ambasadorja Urszula Gacek, Shefe e misionit të kufizuar të vëzhgimit të zgjedhjeve ODIHR tha se shitblerja e votës është një problem i madh dhe duhet luftuar.

Ajo theksoi se shitblerja e votës sjell humbjen e besimit të qytetarëve.

“Ne vijomë të gjejmë shembuj të shitblerjes të votave. Është e rëndësishme që votuesit të kenë besim, shitblerja e votave ka qenë problem dhe duhet luftuar. Nuk është e lejuar dhe dihet që nuk do të lejohet, kjo bën që shqiptarët të humbin besimin në sistemin zgjedhor nëse vijohet me shitblerje të votave. Do të shohim nëse është rikthyer besimi tek shqiptarët apo jo”, tha ajo.

Top Channel