Vijon procesi i numërimit në Kurbin, PD në avantazh me 2277 vota më tepër se PS

26/04/2021 21:35

Vijon procesi i numërimit të fletëve të votimit në KZAZ nr. 15, në Kurbin, ku deri më tani janë hapur vetëm 38 kuti nga 74, ndërkohë që dy kuti janë në proces numërimi.

Në këtë KZAZ në avantazh është Partia Demokratike me 2277 vota më tepër se PS.

PD numëron në total 6070 vota deri më tani, ndërkohë që PS numëron 3793 vota dhe LSI 1167 vota.

11656 fletë votimi janë të vlefshme ndërsa 920 të tjera të pavlefshme, ndërkohë që numërohen edhe 19 vota të dëmtuara.

Top Channel