Votimi elektronik/ Mbyllet numërimi në njësinë nr.10, udhëheq PS me 6007 vota, ndiqet nga PD-AN dhe LSI

26/04/2021 08:17

Në njësinë nr.10 ku u implementua votimi elektronik ka dalë fitues Partia Socialiste me 6007 vota, e dyta renditet PD-AN me 4550 vota, si dhe LSI me 628 vota.

Ndër kandidatët më të votuar nga qarku Tiranë në këtë njësi, i pari me numër votash në PS ishte Fatmir Xhafaj, i cili ka mundur të sigurojë 2795, nga LSI kandidati më i votuar në këtë njësi ishte 81.

Nga Partia Demokratike Lulzim Basha ka mundur të sigurojë 492 vota, Jorida Tabaku 286, Sali Berisha 238, Orjela Nebiaj mbi 480 vota

Në njësinë nr.10 rezultuan të pavlefshme 120 vota.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel