“Numëruan vetëm 15 kuti”- Erion Braçe denoncon: Komisionerët e PD e LSI në Divjakë janë ‘zhdukur’ që prej orës 05:30

26/04/2021 10:55
Zëvendës kryeministri njëkohësisht edhe kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në Fier, Erion Braçe

Kandidati i për deputet, i renditur i pari në listën e PS në qarkun e Fierit, Erion Braçe ka denoncuar faktin se numëruesit e PD dhe LSI në KZAZ Divjakë që prej orës 5:30 të mëngjesit të sotëm kanë braktisur punën dhe nuk dihet se ku janë.

Përmes një shënimi në facebook, Braçe thotë se nënkryetari i kësaj KZAZ-je i emëruar nga PD është Ymer Dermyshi. Braçe kujton se braktisja e detyrës është vepër penale dhe dënohet nga 3-5 vite burg.

Postimi i plotë:

Ja pse nuk behen zgjedhjet me komisioneret e PD e LSI!

Ja pse nuk numerohet vota e shqiptareve me numeruesit e PD e LSI!

Nje i paditur shermbullor, injorant tipik, emeruar nga PD nenkryetar i KZAZ Divjake, Ymer Dermyshi;

Nje dembel tipik, i paditur por arrogant, emeruar nga PD sekretar i KZAZ Divjake; numeruesit e PD-LSI;

Kane braktisur detyren e numerimit te votave te shqiptareve prej ores 5.30 te mengjesit te sotem dhe nuk dihet ku jane braktisja e detyres eshte veper penale dhe denohet nga 3-5 vite burg!

Pooor askush nuk po merret me keta barbare qe u eshte besuar numerimi i votes se shqiptareve.

Erdhen ne oren 1.30, nisen pune dhe numeruan vec 15 kuti votimi pa bere dot as edhe nje njesi te plote, ndaluan ne oren 5.30 dhe kane braktisur detyren!

I bej thirrje drejtuesit te kqz te rinise menjehere numerimin e votave te qytetareve te divjakes. menjehere dhe tani!

I bej thirrje prokurorit qe heton krimet elektorale te paraqitet prane kzaz divjake dhe te nise hetimin kryesisht ndaj kesaj bande qe tallet me vullnetin e shtetasve!

Ndryshe, sic ligji e kerkon, numerimi do nise tani me dy numeruesit e mbetur e ne kushte transparence te plote!

Top Channel