Vijon puna në KZAZ nr. 74 në qarkun e Korçës, ku puna ka ecur me ritme të shpejta dhe mbeten vetëm 25 kuti votimi për tu numëruar në këtë KZAZ.

Në qarkun e Korçës janë numëruar 247 kuti votimi nga 427 në total dhe rezultatet e deritanishme janë si vijon: PS 31.327 vota dhe ka siguruar 6 mandate, PD 28.112 vota dhe ka siguruar 5 mandate, ndërkohë që LSI ka marrë 4800 vota dhe asnjë mandat.

Në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Top Channel ishte një prej anëtareve të KZAZ nr. 74 e cila u shpreh se puna po vijon me ritme të larta dhe ishte KZAZ e parë që bërë mbledhjen e kutive të votimit në kohë rekord për të vijuar më pas me asnjë vonesë në fillimin e procesit të numërimit.

Ndërkohë, në rrethin e Devollit janë numëruar deri më tani 36 kuti, prej të cilave numërohen 5228 vota për PS, 5594 vota për PD dhe 919 vota për LSI.

Ndërkohë që deri në orën 17:00 në bashkinë e Maliqit janë numëruar 33 kuti votimi nga 76 gjithsej: PS 4,789 vota, PD 4,421 vota dhe LSI 595 vota.

Top Channel