Shijak, numëruesit besimtarë ndërpresin procesin për shkak të Ramazanit

26/04/2021 21:28

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë për disa caste në një KZAZ në Shijak për shkak të numëruesve besimtarë.

Ata duhet të respektonin orarin e çeljes së iftarit, ndaj të gjithë kanë ngrënë për tu rikthyer më pas në detyrë.

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi e cilësoi moment të ngrohtë çeljen e iftarit nga të gjithë besimtarët ndërsa sqaroi se procesi i numërimit pritet të përfundojë gjatë natës për të marrë edhe rezultat.

Top Channel