Partia Socialiste, deri më tani numëron rreth 50 vota më shumë se Partia Demokratike, por kutitë e panumëruara ende mund të përmbysin rezultatin.

Kanë mbetur dhe 27 kuti për t’u numëruar në këtë qark. Janë kutitë e disa fshatrave të Peshkopisë, të njohur për një orientim të djathtë. Kutia që u hap para pak minutash ka ngushtuar diferencën nga 300 në 50 vota.

Deri tani PS kryeson me 45.52% të votave, e ndjekur nga PD me 44.90%. Sipas këtyre të dhënave, mandate i shkojnë të majtës, ndërsa dy të djathtës.

Megjithatë mbetet për t’u parë deri në përfundim të numërimit të të gjitha kutive.

Top Channel