Vijon procesi në qarkun e Vlorës, përfundon numërimi në disa KZAZ

26/04/2021 21:02

Në qarkun e Vlorës vijon numërimi i fletëve të votimit.

Ndërkohë, ka përfunduar numërimi në KZAZ 91 në Finiq. Janë numëruar 3975 vota në total, nga këto PS kryeson me 2208 vota, PD 1422 vota dhe LSI 183 vota.

Po ashtu, është mbyllur procesi edhe në KZAZ nr. 38 në shkollën “Ismail Qemali”, në Vlorë, ku numërohen 13191 votues dhe 66 qendra votimi.

Partia Socialiste ka siguruar 8334 vota, Partia Demokratike 4101, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 613 vota.

Gjithashtu, është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në KZAZ nr. 90 në bashkinë e Sarandës. PS numëron 4886 vota, PD 3163 vota dhe LSI 937 vota.

Ndërkohë që, 433 vota numërohen të pavlefshme. Deri më tani janë numëruar 32 kuti nga 53 kuti në total.

Edhe në KZAZ nr. 90, në bashkinë e Sarandës vijon procesi i numërimit të votave, ku PS numëron 5674 vota, PD 3611 vota, Deri më tani janë numëruar 37 kuti nga 53 që janë gjithsej, ndërkohë që 504 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Top Channel