Është ndërprerë energjia elektrike për disa momente në qendrën e votimit në Vorë.

Numëruesit siç shihen në fotot e mëposhtme ndërprenë punën për disa minuta, ndërkohë që fatmirësisht energjia elektrike është rikthyer dhe procesi i numërimit po vijon.

Kujtojmë se, para nisjes së zgjedhjeve, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim siguroi që do të ketë energji elektrike në çdo qendër votimi dhe nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kim shkruante se OSHEE kishte hartuar një plan sigurimi për shpërndarjen e energjisë elektrike në qendrat e votimit dhe numërimit.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe OSHEE:

Për shkak të një defekti në instalimet e brendshme të shkollës 9-vjecare Marqinet 2, rreth orës 19:55 ka mbetur pa energji ZAZ Marqinet e vendosur në ambientet e palestrës së kësaj shkolle. Menjëherë pas konstatimit të defektit, OSSH mori masa përmes grupit të gadishmërisë duke vendosur gjenerator dhe furnizuar me energji në masën 70 % të objektit . Pas riparimit të avarisë, energjia u rikthye rreth orës 20:40 me kapacitet të plotë 100 % duke furnizuar me energji ambientin e ZAZ në palestrën e shkollës 9-vjeçare Marqinet

FOTO GALERI
1/4

Top Channel