Numërohet shumica e kutive në Mallakastër e Patos/ Partia Socialiste në avantazh

26/04/2021 17:29
Foto ilustruese

Në bashkinë e Mallakastrës dhe Patosit, Partia Socialiste kryeson, me më shumë se gjysmën e kutive të numëruara.

Në KZAZ-në 62 në Mallakastër, janë numëruar 40 nga 52 kuti, ku Partia Socialiste numëron 5264 vota. Partia Demokratike ka grumbulluar deri më tani 4054 vota ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, 876 vota.

Në bashkinë e Patosit, KZAZ-në 60, janë numëruar 38 nga 48 kuti, ku po ashtu kryeson Partia Socialiste, me 5753 vota.
Partia Demokratike ka marrë 3719 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 782 vota.

Në KZAZ-në 61, të bashkisë së Roskovecit janë numëruar 29 kutitë dhe kanë mbetur 5 të tjera.

Nga numërimet e deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 5179 vota. Partia Demokratike ka grumbulluar 3743 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 418 vota.

Top Channel