KZAZ nr. 47 në Elbasan ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën e policisë që për shkak të zhurmës dhe problemeve të mëdha që shkaktojnë një grumbull i madh njerëzish pranë vendeve të numërimit, lodhjes disa orëshe tashmë të numëruesve, KZAZ ka kërkuar ndihmën e policisë

Çdo person është urdhëruar që të ulet në vendin e tij për të ruajtur qetësinë dhe asnjë person që nuk ka autorizim nuk do të qëndrojë në ambientet e KZAZ.

Ndërkohë, policia po kontrollon të gjithë të pranishmit në ambjentet e pallatit të sportit për dokumentacioni përkatës, dhe po largon prej aty të gjithë personat që nuk e kanë një dokumentacion të tillë.

Ndërkohë, shefi i ekipit të shqiponjave i bën thirrje të gjithë të pranishmëve që të ruajnë qetësinë. Personat që janë pa dokumentin e nevojshëm apo autorizim për të qëndruar në ato ambjente iu bë thirrje që të largohen, në të kundërt policia do të duhet të ndërhyjë me masa të tjera.

Top Channel