Pasi dha dorëheqjen e parevokueshme, Tom Doshi e konfirmon: Po, do bëja koalicion me PS-në! Me Bashën asnjëherë

26/04/2021 12:05

Tom Doshi, kryetari i dorëhequr i PSD-së, nga Shkodra ka thënë se është i gatshëm të bëjë koalicion me PS. Në një prononcim të shkurtër për media, Doshi shprehet se me Lulzim Bashën nuk do të bashkohet asnjëherë në koalicion.

Doshi: Synoj dy mandate në Shkodër. Mendojmë edhe për dy mandate në Tiranë.

Do bëni koalicion me PS-në?

Doshi: Po jemi të gatshëm të bëj koalicion me Partinë Socialiste.

Do bëni koalicion me Bashën?

Doshi: Jo nuk do bëja asnjëherë.

Ditën e sotme në një deklaratë që ka shpërndarë për mediat, Doshi ka sqaruar se arsyet që e kanë detyruar të ndërmarrë këtë veprim janë:

  • Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

  • Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.

  • Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.

  • Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.

  • Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.

    LEXO EDHE: Dha dorëheqjen e parevokueshme! Tom Doshi: Un nuk hyj në parlament, por partia jonë do jetë aty! Lakim i pavend dhe tendencioz i emrit tim!

Top Channel