“Çfarë është ajo armë aty”, banorët e zonës frikësohen nga sherri në Rrogozhinë

26/04/2021 18:53

Top Channel ka siguruar pamje nga paniku i banorëve të zonës pas përplasjes fizike të simpatizantëve jashtë qendrës së numërimit në Rrogozhinë.

“Çfarë është ajo armë aty”, thotë një grua teksa njerëzit duket se vrapojnë drejt personave që kishin nisur konfliktin.

Burime bëjnë me dije se janë shoqëruar më shumë se 5 persona, ndërsa në vendin e ngjarjes ka mbërritur shefi i policisë së Kavajës dhe persona nga policia kriminale që po bëjnë shoqërimin dhe pyetjet e gjithë banorëve për të mësuar çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Dyshohet se janë konfliktuar simpatizantë të Partisë Socialiste dhe debati ka nisur për shkaqe banale.

Pas nisjes së sherrit, disa numërues kanë ndërprerë numërimin dhe janë përfshirë në përplasjen fizike. Ndërkohë policia ka shoqëruar pesë persona deri tani.

Para se të ndërpritej procesi i numërimit të votave, PS kryesonte me një diferencë prej 600 votash nga PD.

Top Channel