Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në 16 qendra të votimit në Fushë-Arrëz dhe Has. Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar është shpallur fitues ndaj Partisë Socialiste.

Kryetari i KZAZ në Has, Besim Dani sqaron se në total kanë votuar 5728 qytetarë. Nga këto PS ka mundur të marrë 2671 vota dhe PD-AN 4776.

Ajo që bie në sy është fakti se numri i fletëve të votimit që kanë dalë të pavlefshme është goxha i lartë, 488 fletë.

Nëse do bëjmë një krahasim me vitin 2017 shohim se PS asokokohe ka pasur një fitore të thellë në Fushë Arrëz.

Në 2017 PS kishte mundur të siguronte 2.720 vota ose 61,05%, Partia Demokratike kishte siguruar 1.018 vota ose 22,85%, lëvizja Socialiste për Integrim 432 vota ose 9,70% dhe Partia Social Demokrate 199 vota ose 4,47%

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Hasit për subjektet politike. PS 2735 vota. PD 4576 vota . Vota të pa vlefshme 455.

Pukë numërohen 15 kuti nga 20 që ka në total!

PS- 1335
PD- 1590
LSI- 422
PSD- 468

Top Channel