PS kryeson ndaj PD/ Bora Muzhaqi thirrje numëruesve të opozitës: Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin përfundimtar

26/04/2021 12:23

Ndërsa procesi i numërimit vijon, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste e renditur e 31 në listën e Tiranës, Bora Muzhaqi në një deklaratë për mediet i ka bërë thirrje numëruesve të opozitës që të vazhdojnë numërimin e votave pa humbur kohë.

Ndërsa bazuar te rezultati i deritanishëm i votave të numëruara, Muzhaqi thotë se fitoja e PS-së është tanimë shumë e qartë, ndërsa shton se Shqipëria ka fituar një festë demokracie.

Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin përfundimtar. Ata janë shprehur qartë dhe partitë kanë detyrën t’i shërbejnë për nxjerrjen e rezultatit, Shqipëria ka fituar një festë demokratike që nuk duhet prishur me asnjë zgjatje të panevojshme për askënd. Në emër të PS dhe kryetarit Edi Rama falënderoj vëzhguesit dhe i kërkoj të vazhdojnë punë e tyre. Durim dhe angazhim deri në fund, çdo votë të numërohet. Fitorja e PS është shumë e qartë tanimë, por fitorja e Shqipërisë duhet vulosur me angazhimin e përbashkët me PD për ta mbyllur numërimin pa humbur kohë”, tha Muzhaqi.

Top Channel