12:41
“Europa fati i Shqipërisë!” Rama për ‘La Stampa’: Më e thjeshtë të parashikosh që Sassuolo do shpallet kampione e Italisë sesa të vësh një bast për…
Është më e thjeshtë të parashikosh që ”Sassuolo” do të shpallet kampione e Italisë, për të mos përmendur një emër të madh si “Juventusi”, që tani po vuan, sesa të vësh një bast për të ardhmen e Europës. Por, sigurisht, BE-ja është një krijesë e ende e papërfunduar, ajo është ende një punë për t’u mbaruar, thotë kryeministri, Edi Rama i cili ndodhet në Itali, i ftuar në Firence për konferencën “The State of Union”, në një intervistë dhënë Letizia Tortellos për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”.