Në këtë video ekskluzive siguruar nga Top Channel është fiksuar ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila po kthehej në Shqipëri përmes një aeroporti të Londrës.

Ambasadorja  amerikane ka shpenzuar pjesën më të madhe të kohës duke biseduar me një emigrant shqiptar, i cili po vinte me familjen për pushime në atdhe.

Top Channel mëson se emigranti quhet Skënder Leka dhe prej shumë vitesh jeton dhe punon  si bodyguard në lokalet e njohura të natës në kryeqytetin britanik.

Ambasadorja Kim gjatë bisedës është interesuar të mësoj më shumë rreth komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe.

Mësohet se nuk kanë munguar edhe batuat e shqiptarit Skënder Leka në lidhje me vendimet e fundit të SHBA për të shpallur non-grata disa politikanëve shqiptarë.

Top Channel