Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën 11 viktima me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,682 raste të infektimit, pas testimit të 10,710 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 22 gusht janë shëruar 263 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 19,695.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 125,000 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,315 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

Në këtë vend ka vaksina të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 18,776 persona.

Të vaksinuar me të dyja dozat janë 236,405 persona, derisa sipas autoriteteve 707,793 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të dielën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 858 pacientë, prej tyre 776 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 664 po trajtohen me oksigjenorapi.

Nga 20 gushti, në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh.

Top Channel