Rrezikohet siguria e aviacionit në Kosovë/ Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi hapësirën e Aeroportit të Prishtinës

22/08/2021 10:02

Aeroplanët e linjave të ndryshme janë sulmuar me rreze laseri në Lipjan duke rrezikuar sigurinë e aviacionit civil të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Sipas policisë, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:40, në Lipjan, ku thuhet se persona të panjohur kanë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme.

“Lipjan 21.08.2021 – 20:39. Raportohet se nga persona të pa njohur janë sulmuar me rreze laseri aeroplanët e linjave të ndryshme. Njësit përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Top Channel